Posts

Showing posts from January, 2022

Pavarsia

Image
Kultura muzikore shqiptare, në periudhën e Pavarësisë Në fund të shek. XIX fillim i shek. XX, ndërkohë që kultura shqiptare në përgjithësi konturohej si një kulturë iluministe e romantike, muzika jonë paraqit situata komplekse përsa u përket alternativave muzikore. Së pari tentohet shkëputja nga muzika e kultit (“Skizmi”), që për më shumë se 15 shekuj kishte qenë drejtimi më kryesor i lëvrimit të muzikës. Jashtë autoritetit të muzikës kishtare prej disa vitesh ekzistonin predispozita për një tjetër muzikë, arsyet ishin morale dhe i përkisnin shpirtit të kohës, i cili ishte më shumë realist sesa mistik, më shumë polemizues sesa frymëzues; arsye që lidheshin me kulturën e Rilindjes sonë kombëtare e në vazhdim, e cila vinte “… kombësinë mbi fenë, bashkimin kombëtar mbi ndarjet fetare e krahinore, arsimin kombëtar si dhe gjuhën e njesuar letrare mbi variantet dialektore” etj. Në këtë kohë edhe “…forcat demokratike të shoqërisë shqiptare janë të interesuara gjallërisht për një kulturë të zh

Rilindja muzikore shqiptare

Image
Rilindja Në shek. XIV-XVIII, informacionet që kemi për muzikën tonë përqendrohen edhe në veprimtarinë artistike-muzikore të disa muziktarëve jashtë vendit. Ndër ta, një vend të veçantë zë veprimtaria e muzikantëve instrumentistë Kolë Durrsaku, Filip Drishtaku, Pjetër Spani si dhe familjes së trumpetistëve L’Arta shumë të njohur në Raguzë gjatë shekujve XIV-XV, pa përmendur asnjë veprimtari krijuese të mirëfilltë në atdhe, përveç asaj të Kristanth Manditit në vitin 1832, që lidhet me botimin e traktatit mbi reformën më të fundit në muzikën bizantine. Prof. R. Sokoli përmend se në shek. XIX, kanë zhvilluar veprimtari krijuese jashtë vendit, kompozitorët me origjinë shqiptare Vladimir Gjergj Kastrioti (1820-1890) dhe Harallamb Kristo Koçi në Rusi, Ismail Efendi Dedei (1778-1846) në Turqi, Luigj Albanesi (1821-1897) në Itali etj.

Jan Kukuzel

Image
Jan Kukuzeli (1280 -1360)  Ishte kompozitor bizantin që ka jetuar në mesjetë i besimit kristian -ortodoks, këngëtar dhe reformator i muzikës në kohën që jetoi.  Ai u njoh si shenjt nga Kisha Ortodokse Lindore pas vdekjes së tij. Muzika e tij është e njohur nga studiuesit shqiptarë, grekë, bullgarë, serbë dhe rumunë. Koukouzelis lindi në Durrës, në atë kohë pjesë e Mbretërisë së Arbërisë në fund të shekullit të 13-të nga një baba shqiptar dhe një nënë bullgare. I ati i vdiq kur ishte shumë i vogël, kështu që e ëma ua besoi mesuesve më të mire edukimin e tij. Ai u dallua për një zgjuarsi të rrallë, për zërin engjëllor dhe për aftësi të mira muzikore. Për këtë arsye e dërgojnë në Konstandinopojë, në kryeqytetin e perandorisë, për të studiuar dhe kënduar në oborrin perandorak. Duke parë talentin e tij e emëruan drejtor për shërbime muzikore në kryeqytet, duke i dhënë titullin Mjeshtër. Por, ndërsa tani është favorit i perandorit dhe i nderuar nga të gjithë, ai nuk ishte i lumtur. Madje mbr

Nikel Dardani

Image
Kultura muzikore shqiptare në periudhën e Mesjetës, Nikel Dardani Zhvillimi i muzikës shqiptare, në krahasim me vendet e tjera të Evropës, ka pësuar një zhvillim jo-linear. Studiuesit kanë bërë të pamundurën për të ndriçuar rrugën e zhvillimit muzikor të përshkruar, duke promovuar në këtë mënyrë "kohën ne heshtje" të kësaj muzike. Nga Antikiteti deri në Shekullin XV nuk mund të flasim me siguri për muzikën tonë. Kjo është një nga kohërat më të errëta, jo vetëm për sa i përket të dhënave për zhvillimet muzikore, por edhe më gjerë. Kuptohet që gjembaç i trashë i errësirës shekullore copëtohet nga rrezet e dritës, të cilat ndriçojnë punën e muzikantëve tanë, ndër të cilët dallojmë emrat e Niket Dardan (shek. IV) dhe Jan Kukuzeli (shek. XII), të dy profetë , një katolik dhe tjetri ortodoks. Muzika për një kohë shumë të gjatë ishte e lidhur ngushtë me institucionet e kultit fetar, një vend i përbashkët nga i cili zunë vendin e tyre edhe veprat më të hershme të letërsisë sonë. Fund

Grupi i të psetëve

Image
César Cui Modest Mussorgsky Nikolai Rimsky- Korsakov dhe Alexander Borodin Ata jetuan në Shën Peterburg, dhe bashkëpunuan nga 1856 deri në 1870. Grupi u formula në 1856, pas takimit të parë të Balakirev dhe César Cui. Modest Mussorgsky iu bashkua atyre në 1857, Nikolai Rimsky-Korsakov në 1861 dhe Alexander Borodin në 1862.  Të gjithë kompozitorët e ‘Grupit të të pestëev’ ishin të rinj në 1862. Balakirev ishte 25- vjeç, Cui 27- vjec, Musorski 23- vjeç, Borodin 28- vjeç dhe Rimsky -Korsakov vetëm 18- vjec.  Ata ishin të gjithë amatorë të vetë-trainuar. Borodin iu dedikua kompozimit edhe pse shkollën e kishte mbaruar për kimi. Rimsky-Korsakov ishte oficer detar (ai shkroi Simfoninë e tij të Parë në një udhëtim detar tre-vjeçar përreth globit). Mussorgsky vinte nga shërbimi në Regjimentin prestigjioz ‘Preobrazhensky’ të Gardës Perandorake, më pas në shërbimin civil dhe në fund u mor me muzikë. Edhe pse të pestë ishin nga krahina të vogla të provincave ruse ata krijuan një muzikë "aute

Shkolla kombtare çeke

Image
Shkolla kombtare Çeke Tokat e Bohemisë janë në qendër të Evropës, kombi cek për shumë shekuj ka qenë pika qendrore ku ejanë përplasur qytetërimet, kulturat dhe zhvillimet shoqërore. Konfliktet e gjata si dhe ndërthurja e elementeve romake, gjermane dhe sllave në Evropë është shumë e dukshme këtu. Si një lëvizje muzikore, nacionalizmi u shfaq në fillim të shekullit XIX në lidhje me lëvizjet e pavarësisë politike, dhe u karakterizua nga elementët muzikorë kombëtarë si përdorimi i këngëve popullore, vallet popullore apo ritmet, ose në adoptimin e subjekteve kombtare për operat, poemat simfonike ose format e tjera të muzikës  Ndërsa kombet e reja u formuan në Evropë, nacionalizmi në muzikë ishte një reagim kundër mbizotërimit të traditës kryesore klasike evropiane, pasi kompozitorët filluan të ndahen nga standardet e përcaktuara nga tradicionalistët italianë, francezë dhe veçanërisht gjermanë. Vendey më të spikatura në nacionalizmin muzikor janë Rusina, Republika Ceke, Polonina, Rumanin

Berdrzhi Smentana

Image
Bedrzhi Smentana     (2 Mars 1824- 12 maj 1884)  Kompozitori Çek i cili zhvilloi një stil të ri muzikor dhe u identifikua nga afër me aspiratat e vendit të tij për pavarsi. Për këtë është vlerësuar edhe si babai i muzikës Çeke. Ai u bë i njohur me operën e tij ‘Nusja Bartered’ dhe për ciklin simfonik ‘Má vlast’ ("Atdheu im"), i cili portretizon historinë, legjendat dhe peizazhin e Bohemisë vendlindjes së kompozitorit. Smetana ishte i talentuar si kompozitor, dhe doli në public për here të parë në moshën 6 vjeç. Pas shkollimit të zakonshëm, ai studioi muzikë nën Josef Proksch në Pragë. Pasi dështoi për të ndërtuar karrierën e tij në Pragë, u nis për në Suedi, ku punoi si mësues në Gothenburg.  Në fillim të viteve 1860, një klimë politike më liberale në Bohemi (Cekia e kohës) e inkurajoi Smetanën të kthehej përgjithmonë në Pragë.  Në 1866 dy operat e tij të para, ‘The Brandenburgers në Bohemia’ dhe ‘Nusja e Bartered’, u vunë në skenë premierë në Teatrin e ri të Përkohshëm të

Instrumentet ne barok dhe romanticizem

Image
Baroque  Organo e viteve ‘600 ose e ashtuquajtura organo baroke (ose e Praetorius), filloi  të kërkonte cilësi të tjera tingëllore të cilat do të përgatisnin instrumentin për ndryshimet  e mëvonshme të krijimtarisë muzikore. Praetorius, u morr me rregullimin e rregjistrave  dhe arritën që në atë periudhë manuali I të kishte tinguj të rëndë dhe solemn; i II të plotë  dhe deportues dhe i III të ëmbël dhe delikat; ndërsa pedaliera i kishte potent.  Në 1712 Abraham Jordan shpiku një pedal për kreshendon.  x Romantiçizmi  Ishte periudha e ndryshimeve të mëdha ku muzika doli nga dyert e kishës dhe  padyshim organo ndoqi rrugen e saj. U fut në orkestër në 1800 dhe qenë të shumtë  njerëzit që u morrën me zhvillimin e saj. Tingulli tashmë duhej të ishte uniform dhe ti  përshtatej orkestrës; teknikat e lojës në të duhet të ishin më të thjeshta. Më 1850 në disa  kisha të mëdha gjendeshin organo me 100 rregjistra. Reforma të rendësishme ndërmori  Charles Barker në Londër më 1832. 

Minimalizmi

Image
Minimalizmi Rrymë e viteve 60- 70 kryesisht eci bashke me pikturën. Prirja ishte drejt përdorimit minimal të maaterialeve kompozicionale. Keixh 4.33" një vepër pa asnjë lloj përmbajtje muzikore. Përfaqsues zjetër i minimalizmiz është Feldmani. Muzika minimaliste përfaqson thjeshtësi ritmike, melodike dhe harmonike. Jang, Gllas, Rellai, Rajh, Stuv Rajh janë përfaqsues të kësaj rryme. Tri për harqe e Jang, kënga e vdekjes, composizion 1960 janë disa nga veprat më të rëndësishme të tij. Rellai, punime për tastierë, ka 43 figura të vogla melodike, diatonike. Piano phasse ka shumë karskteristika nga muzika e Rajhut. Drumming një lompozim i përmasave të mëdha me perkusion pa lartësi. Ai vazhdoi punën menstruktura tl shtuara si tek Six pianos për instrumente me çekiç. Okteti Vermont.  Gllasi, Muzika entë pesëdhjetave nga 8 nota gradualisht përfshin 200 nota. Music in twelfe parts, përmban lëvizje zërash në drejtime të ndryshme, veprs tjetër Vështrim i ri mbi harmoninë, mblshtetrt mbi tek

Xhazi dhe rroku

Image
Xhazi, roku dhe ndikime te tjera ne muziken e pas viteve 60. Kemi përpjekje të lëvrimit tëuzikës popullore jaz dhe rok si dhe përpunimin e saj nfa kompozitorë si Stravinski. Xhazi i lirë u lëvrua nga Koleman, për improvizime grupi MEV si dhe Muzika intuizive e Shtokautenit.  Xhazistë të fshëm  Davis, Brakston, grupe rroku Beatles, Rolling stones. Zappa, Relayt, Gllasi, Branka kompozitorë të njohur të kësaj periudhe. Leri Anderson me ciklin e klngëve, gësheton filmin, rrëshqitjen në akull, me poezinë. William Bllkom përfshin në kompozimet e tij elemen të xhazit, rrokut dhe popi. Bernshtein West side story, Andoni Devis, opera X. 

Muzika amerikane pas luftës I botërore,

Image
Muzika amerikane pas luftës I botërore, Aaron Kopland. Muzikë për teatër pati ndikime nga jazi. 3 trio për piano, variacione për piano dhe simfonia e vogël. Formulimet për orkestër, el salon mexikan u frymezua nga muzika meksikane. Opera per studentët e shkollave të larta, the second hurricane ka stil të thjeshtë që mund të luhet dhe nga amatorë. Portreti i Linkolnit 1942, muzikë filmash, sonsta për violinë e piano, simfonia entretë, 12 poezitë jga Emili Dikinsoni. Konotacionet, partitura orkestrale mbështetet në teknikën12 tingujshe. Ne veprën duonpër flaut dhe piano kthehet në stilin e mëparshëm. Veprat e çerek shekullit të dytë kanë vlerë të madhe për krijimtarinë. 7. Muzika amerikane pas luftës I botërore, Roxher Sesions. Simfonia e parë, sonata e parë për piano, janë vepra neoklasike, kemi ndikime të Stravinskit, më pas do të ketë ndikime nga Shënbergu. Muzika entij ka shtjellime harmonike progresive. Vepra, koncerti për violinë, kuarteti i harqeve, simfonia e dytë, du

Muzika angleze e shkullit XX

Image
Muzika angleze e shkullit XX, Ulliams, Holst.  Anglia pati një perudhë të gjatë oritjeje për kompozitorë nga shek 17 deri në te 20- tin. Perri, Stendford, Elgar përfaqsues të rilindjes angleze. Elgar, enigma, mbretëria, Falstsf, Apostujt, sonatë për violinë, 2 simfoni. Williams, simfonia endetit, fantazia me një temë për harqe, muzika e tij ka lidhje me traditën. Simfonia pastorale 1912, vepçr drejt epokës moderne. 3 opera, kompozoi muzikë për shfaqje skenike, filmi, radio etj. Ka një prodhintari të pandërprerë. Holst studioi në Kolegjin mbretëror. U interesua për muzikën popullore angleze. Ai studioi për astrologji dhe krijoi Planetet. Muzikë dhome , Savitri, suita Beni Mora kemi imitime teë muzikës orientale. Suits orkestrale planetët ku çdo njëra përfaqson një planet, ai u ndikua nga Stravinski. Himni i jezusit, uvertura fugale, në kohën e derrit etj. Veprat e tij patën ndikim tek arti bashkohor. 2. Muzika angleze shek XX, Uollton dhe Briten. Uollzon pjesë skenike Façade, poezi zë s