Instrumentet ne barok dhe romanticizem

Baroque 
Organo e viteve ‘600 ose e ashtuquajtura organo baroke (ose e Praetorius), filloi 
të kërkonte cilësi të tjera tingëllore të cilat do të përgatisnin instrumentin për ndryshimet 
e mëvonshme të krijimtarisë muzikore. Praetorius, u morr me rregullimin e rregjistrave 
dhe arritën që në atë periudhë manuali I të kishte tinguj të rëndë dhe solemn; i II të plotë 
dhe deportues dhe i III të ëmbël dhe delikat; ndërsa pedaliera i kishte potent. 
Në 1712 Abraham Jordan shpiku një pedal për kreshendon. 
x Romantiçizmi 
Ishte periudha e ndryshimeve të mëdha ku muzika doli nga dyert e kishës dhe 
padyshim organo ndoqi rrugen e saj. U fut në orkestër në 1800 dhe qenë të shumtë 
njerëzit që u morrën me zhvillimin e saj. Tingulli tashmë duhej të ishte uniform dhe ti 
përshtatej orkestrës; teknikat e lojës në të duhet të ishin më të thjeshta. Më 1850 në disa 
kisha të mëdha gjendeshin organo me 100 rregjistra. Reforma të rendësishme ndërmori 
Charles Barker në Londër më 1832. 

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela