Skenderbeu
Lulja e Kujtimit opera me 3 akte, u interpretua për herë të parë më 5 nëntor1961. Muzika: Kristo Kono, Regjisor: Jorgjia Truja, Mjeshtër kori: Kostandin Trako, Piktor: Stavri Rafael. Libreti: Andon Mara - Aleko Skali. Interpretojnë: Marie Kraja (Olimbia), Gjoni (Xhoni) Athanas (Dhimitri), Jorgjia Velo (Sanda), Avni Mula (Kristo), Maliq Herri (Niko), Kristaq Antoniu (Doktori), Rozmari Jorganxhi (nëna e Dhimitrit). “Lulja e kujtimit” është një dramë lirike. Ngjarjet e veprës të çojnë në Korçën e vitit 1905. Në qendër është dashuria e Dhimitrit me Olimbinë. Vajza e tregtarit të njohur Kristo dashurohet me shegertin e t’et. Kristoja ka zgjedhur një tjetër burrë për bijën e vetme, sekretarin që ka sjellë nga Greqia, Nikon. Fati i dy të dashuruarëve është i lidhur me problemet sociale, por më së shumti politike. Jemi në kohën e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare. https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw