Shkrimi harmonik
Parimet themelore të melodisë
Një melodi e mirë, eshte si një shtëpi e mirë, ka një
kuadër të shëndoshë ne bazë. Kjo melodi më pas zhvillohet për
të krijuar më shumë interes. Për krijimin e një melodie shumë
kompozitorë shpesh e fillojnë me një linjë te thjeshte ritmike,
duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme. E rëndesishme është në
praktikën muzikore shkrimi dhe të kuptuarit e melodisë.
1) Ritmi – Numri i goditjeve të barabarta në një gjatesi
melodike.
2) Konturi - Eshtë formë e linjës muzikore. Edhe pse
ekziston një numër i pafund i variacioneve, konturi ka disa linja
karakteristike të melodisë.
a) Harku - Konturi më popullor. Fillon me zë të ulët,
vazhdon rrugën e tij deri në një pikë të lartë dhe pastaj bie
përsëri në një notë të ulët duke i dhënë fund.
5. Mirë është që kur zërat e brendshëm lëvizin në të
kundërt të linjës së basit, të lëvizin në intervale minore nëse
është mundësia, kjo do të shmangte gabimet.
6. Nuk duhet të përsëritet e njëjta harmoni në kufijtë e
masës.
7. Nuk lejohet harmonizimi i notave të basit njëra pas
tjetrës në marrdhënie kuarte ose kuinte.
Comments
Post a Comment