Intervalet

Intervalet
Interval është largësia midis dy notave. Largësia midis 
intervaleve gjithmonë llogaritet nga nota më e ulët në notën më
të larte, nota më e ulët numërohet e para. I kemi disa lloje dhe 
kanë cilësi të ndryshme. Nëse notat e një intervali i ekzekutojmë në mënyrë të njëpasnjëshme intervali është melodik, nësë i 
ekzekutojmë në mënyrë të menjëhershme intervali është
harmonik. 
Intevali më i vogël është largësia më e vogël midis dy 
notave (gjysem toni) që e kemi midis gradëve E dhe F, B dhe C. 
Në tastierën e pianos largësia më e vogël është ndërmjet tastit të
bardhë dhe tastit të zi që vjen menjëherë më pas. 
Largësia më e madhe midis dy notave fqinje është toni.
https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela