Muzika jo perëndimore, traditat
Muzika jo perëndimore, traditat
Muzika në Indi ka një traditë të lashtë. Në skulpturat e
vjetra që flasin për qytetërimin indian shfaqen skulptura apo
piktura që tregojnë këngëtarë apo instrumentistë që ekzekutojnë
në instrumente të ndryshme me tela. Kjo tregon për një traditë të
vjetër muzikore në këtë vend. Muzika e vjetër indiane e quajtur
Marga është monofonike (një zërëshe), e bazuar reth një linje të
vetme ose një melodie. Shumica e ëve u jane kushtuar idhujve
dhe perëndive Indu. Por në këngë të ndryshme nuk mungojnë
ato që flasin për dashurinë dhe për cështje të tjera sociale. Kjo
muzikë pati dhe ndikimin Persian dhe të vendeve përreth.
Muzika aziatike përmbledh kulturen muzikore të vendeve si
Arabia dhe gjithë Azisë. Gjithashtu vlen për tu përmendur
kultura muzikore kineze që është më e vjetër se 3000 vjet. Ajo
është vërtetë unike përsa i përket shkrimit dhe sistemit të
simboleve muzikore, akordimin e instrumenteve, stilet dhe
zhanret. Nje zhvillim te rendesishem ka dhe muzika e teatrove
greke qe sherbente me shume per argetim dhe festime. Muzika
ishte nje pjese e rendesishme e arsimit te lashte ne Greqi,
djemve u mesoheshin njohurite e para qe prej moshes 6- vjecare.
Teoria e muzikes greke sherbeu dhe si baze per muziken fetare
ne perendim dhe me pas per muziken klasike. Me pas ajo u be
pre e ndikimit te perandorise Romake dhe Perandorise
Bizantine. Dinastia Song (960-1279) solli nje zhvillim te madh
per qyteterimin kinez dhe per gjithe boten ne gjithe drejtimet.
Arritje te medha erdhen dhe ne muzike.
Comments
Post a Comment