Sokrati, Platoni dhe rendesia e muzikes ne lashtesi
Sokrates
Kishte si qëllim kryesor të arsimit zhvillimin e anës morale të personalitetit.
Sipas tij duhej që edukimi i njeriut ta çonte atë drejt njohjes së thelbit të drejtësisë, guximit, kthejtësisë, perëndishmërisë dhe duhej të orientohej drejt perfeksionimit të vetvetes.
Kërkimi i përkufizimeve si dhe njohjes të së vërtetës ishte për të një nga mjetet kryesore të cilat aktivizojne një personalitet të shëndosh tek njeriu.
Për të kërkuar thelbin e fenomeneve dhe gjërave në përgjithësi përdori Metodën e dialogut, me anë të së cilës i çonte nxënësit drejt analizës dhe saktësisë së përkufizimeve.
Platon
(427 – 347 p.e.s)
Student i Sokratit, është autor i një sistemi pedagogjik të përgjithshëm, i cili mundohet të zgjidhë çështje thelbësore të edukimit apo shkollimit.
Reth vitit 387 p.e.s themeloi shkollën e tij filozofike ose Akademi, me anë të së cilës realizoi disa ide të tij pedagogjike.
Themeloi shkollën e tij filozofike në vitin 335 p.e.s e quajtur Lykeion (Lyceum në Latinisht) tek të cilat futi dhe edukimin llogjik, psikologjinë, retorikën, estetikën, politikën dhe etikën.
Morali zinte vend të rëndësishëm në sistemin e tij të edukimit, ku arti dhe gjimnastika luanin rol kyç, për një zhvillim harmonik të edukimit të qytetarëve.
Ishte i pari, i cili përpunoi periudhat e zhvillimit psiqik të njeriut dhe u mundua të krijontë një sistem të përgjithshëm për shkencat, të cilat do të mësoheshin në shkollat shtetërore, duke theksuar rëndësinë e një sjellje individuale sipasa karakterit të nxënësit.
Qëllimi ishte të edukonte për të qënë një njeri aktiv, i cili shfaq njohurit e tij të mira me anë të veprave. Mendimet e tij ndikuan thelle mendimet pedagogjike të periudhave të mëvonshme, sidomos midis shekullit të 12 dhe 14 të erës sonë.
Ishte i pari, i cili i kushtoi vëmendje arsimit parashkollor, me një theks të veçantë në rëndësinë e lojrave, si mjet për zhvillimin e personalitetit të fëmijëve, si dhe shkollimit të vajzave në shkollat fillore shtetërore.
Bëri dallimin midis cilklit të ulët dhe ciklit të lartë të shkollimit, duke ndikuar kështu në ndarjen e mëvonshme të shkollave në trivium dhe kvadrivium.
Në pedagogjinë e tij vëmë re bashkimin e disa elementëve të pedagogjisë së shkollës së Athinës (psh. theksi tek edukimi artistik) si dhe asaj së Spartës (psh. arsimimi shtetëror, rëndësia e gjendjes fizike, zgjedhja e lëndëve në bazë të qëllimeve të edukimit.
Tek analiza e edukimit artistik, thekson rëndësinë e muzikës për një zhvillim zhvillim harmonik të personalitetit, i cili duhet të jetë i orientuar drejt dashurisë për të bukurën.
https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw
Comments
Post a Comment