Posts

Muzika për piano e Shopenit.

Image
Muzika për piano e Shopenit. Ai krijoji lloje të reja të miniaturës pianistike. Muzika e tij përshkohet nga ndjenja e dashurisë për atdheun, ajo karakterizohet nga dashuria për jetën, thjeshtësia, emocioni etj. Ai u mbeshtet gjerësisht në meloditë polake, vallet popullore polake. Shopeni përqafoi idetë përparimtare të kohës dhe pasqyroi me fanatizëm përpjekjet reale të Polonisë në luftën për liri. Krijimet per piano të Shopenit janë disa lloje, vepra të mëdha për piano sic janë baladat, sonatat, koncertet dhe vepra të vogla sic janë prelude, mazurka, polonezet, valset, etydet, nokturnet, fantazite, improvizot, skercot etj. Prelude përbëjnë realizimet më interesante në krijimtarinë e tij, cdo prelud përmban një figurë, janë skica të shkurtra muzikore, ai ka  krijuar    24 prelude në të cilat pasqyrohet bota e tij e brendshme. Këto prelude marrin vlera të ndryshme muzikore herë në forma etydi, e herë në forma të poemës së vogël. Disa nga preludet më të njohura jane a...

Bela Bardok

Image
51.   Jeta 52.   Drejtimet kryesore të krijimtarisë së             Viktor János Bartók (25 Mars 1881- 26 Shtator 1945) Kompozitor hungarez, pianist dhe etnomuzikolog. Ai konsiderohet një nga kompozitorët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të; ai sëbashku me Franz Liszt vlerësohen si kompozitorët më të mëdhenj të Hungarisë. Përmes punëve të tij dhe studimit analitik të muzikës popullore, ai ishte një nga themeluesit e muzikologjisë krahasuese, e cila më vonë u bë etnomuzikologji. Bartoku pasi mbaron gjimnazin filloi të kompozojë, I frymëzuar prej veprave të Johanes Brahmsit dhe Ernst von Dohnanit Më 1903, krijoi poemin simfonik kushtuar lëvizje çlirimtare hungareze, "Kosut" (Kossuth), më pas krijoi "Rapsodi për piano dhe orkestër op.1". Më 1907, Bartoku emërohet profesor i pianos në akademinë e Budapestit. Harmonia e përdorur, tingujt e qartë, ritmet e shpejta për të dhe ndonjëherë tingëllime agresive, k...

Frederik Shopen

Image
F. Shopen         Jeta dhe Krijimtaria Drejtimet e krijimtarisë dhe veçoritë e saj. Vecorite e krijimtarise se Shopen. Franc Frédéric François Chopin (1 Mars 1810- 17 Tetor 1849) Kompozitor polak dhe pianist virtuoz i epokës romantike që shkroi kryesisht për piano solo. Shopeni lindi dhe u rrit në Varshavë, Poloni. Ai në moshën djaloshare mbaroi arsimin e tij muzikor dhe kompozoi veprat e tij të para, përpara se të linte Poloninë në moshën 20 vjeçare. 21 vjeç, ai u vendos në Paris. Ai fitonte të ardhura nga shitja e kompozimeve tij dhe mësimeve që jepte në piano. Shopen kishte miqësi me Franz List. Në vitet e tij të fundit, ai u mbështet financiarisht nga admiruesi i tij Jane Stirling, i cili gjithashtu organizoi një vizitë në Skoci në 1848. Pjesën më të madhe të jetës së tij, Shopen ishte në gjendje të dobët shëndetësore. Ai vdiq në Paris në 1849 nga turbekulozi në moshën 39 vjeç. Shopeni ka kompozuar vetëm për piano. Shumica për p...

Dominantë tercë kuartakordi D ¾

Image
Dominantë tercë kuartakordi D ¾ Përmbysja e dytë e d7 përbëhet nga 3-, 2+, 3+. Fillon ne  gradin e dyte te shkalles.  

Pyotr Ilyich Tchaikovsky

Image
Pyotr Ilyich Tchaikovsky (7 maj 1840– 6 Nëntor 1893) Kompozitor i madh rus i periudh ës  romantike, dirigjent dhe pedagog. Muzika e tij njihet dhe pëlqehet për karakterin e theksuar rus, për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Veprat e tij kanë një frymëzim më perëndimor se bashkëkohësit e tij, ato mishërojnë elemente ndërkombëtare të gërshetuara me meloditë popullore kombëtare. Çajkovski jetoi dhe krijoi në të njëjtën periudhë kur jetuan dhe krijuan veprat e tyre "Grupi i të pestëve" por orientimi ideo-estetik i këtij kompozitori dallohet nga programi ideor i "Grupit të fuqishëm". Çajkovski u mbështet krijimtarinë e tij në traditat e klasikëve dhe të romantikëve të Evropës perëndimore e në radhë të parë të kompozitorëve gjermanë e francezë. Disa nga baletet më të rëndësishme janë ‘Liqeni i mjelmave’, ‘Bukuroshja e fjetur’, Árrëthyesi’. Opera lirike Éugjen Onjegin’, simfonia nr. 6 ‘Patetike, Koncerti per piano nr. 1, Simfonia ‘Manfred’. Në vitet e rin...

Franc Shubert

Image
F. S hubert   Roli i tij në muzikën romantike. Vecorite e krijimtarise se tij. Veprat kryesore. Franz Peter Schubert (31 janar 1797- 19 nëntor 1828) Kompozitor austriak i fundi të periudhës klasike dhe fillimit të romantizmit. Megjithë jetën e tij të shkurtër, Shubert la pas më shumë se 600 vepra vokale laike, shtatë simfoni të plota, muzikë të shenjtë, opera dhe një pjesë shumë të madhe veprash për piano dhe muzikë dhome. Punët e tij më të rëndësishme janë simfonia Nr.8 në B minor, D. 759 (Simfonia e Pambaruar), tre sonatat e fundit të pianos (D. 958–960), opera ‘Fierrabras’ (D. 796), ciklet e këngëve ‘Die schöne Müllerin’ (D. 795) dhe ‘Winterreise’ (D. 911). Lindur në periferi të Himmelpfortgrund të Vjenës, talenti i Shubert për muzikën ishin i dukshëm që në moshë të re. Babai i tij i dha mësimet e tij të para për violinë dhe vëllai i tij i madh i dha mësime pianoje, por Shubert shpejt i tejkaloi aftësitë e tyre. Në 1808, në moshën njëmbëdhjetë vjeç, ai u b...

Jan Sibeliu

Image
Jan Sibelius.    Muzika finlandeze në gjysmën e parë të shekullit XX.   Roli i tij në muzikën romantike. Franz Jean Sibelius (8 dhjetor 1865- 20 shtator 1957) Kompozitor dhe violinist finlandez i periudhës romantike dhe fillimit të periudhës moderne. Ai njihet gjerësisht si kompozitori më i madh i vendit të tij dhe, përmes muzikës shpesh vlerësohet se ka ndihmuar Finlandën të zhvillojë një identitet kombëtar gjatë luftës për pavarësi nga Rusia. Shtatë simfonitë e tij janë vepra janë shumë të njohura.      Kompozicionet e tjera të tij më të njohura janë ‘Finlandia’, ‘Karelia Suite’, ‘Valse triste’, simfonia korale ‘Kullervo’. Punime të tjera përfshijnë pjesë të frymëzuara nga natyra, mitologjia nordike dhe epika kombëtare finlandeze, ‘Kalevala’, mbi njëqind këngë për këngëtar dhe piano, opera ‘Jungfrun i tornet’ (The Maiden in the Tower), muzikë dhome , muzikë për piano, etj. Që nga viti 2011, Finlanda feston një Ditën e Flamurit ...