Posts

Revolution Study Shopen

Image
https://drive.google.com/file/d/1K5X8ZReAVLh7ydiVbBsSHD0EZxD5jl4q/view?usp=drivesdk

Praktike ritmike

Image

Rëndësia e diafragmës/ zërit

Image
Rëndësia e diafragmës/ zërit Diagragma në trupin e njeriut është një masë muskulore që ndan kraharorin nga organet e tjera. Funksioni i saj është jo vetëm për ndarjen e këtyre dy pjesëve të rëndësishme të trupit, ajo ndihmon edhe në frymëmarrje dhe frymënxjerrje. Ajo ndihmon kryesisht këngetarë, instrumentistë fryme dhe oratorë të cilët për një kohë të gjatë duhet të përdorin sistemin e frymëmarrjes (më gjatë se njerëzit e tjerë) përdorimi i duhur i saj ndihmon njerëzit që kanë profesionet e sipërpërmendura.  Për një përdorim sa me efikas të diafragmës duhet të kemi parasysh: Frymë- marrje (me gojë), frymë- nxjerrje (me gojë) të kontrolluar (ritmike dhe në përshtatje me partet apo fjalimin e përgatitur, ndjekjen e një ritmi të caktuar dhe nxitimin e tij apo ngadalësimin në rastet e nevojshme. Marrja dhe nxjerrja e frymës në varësi të rasteve kur na duhet të përdoret mund të bëhet e shpejtë- mesatare- ose e ngadaltë). Ushtrimi i përditshëm, kryesisht në mëngjes (rekomand...

Tabela e çelësave

Image
a.      Deri tani kemi mësuar vetëm dy ç elsa, ato janë ç elësi i solit dhe ç elësi i basit, ai i solit merr emrin sepse fillon nga vija e dytë e pentagramit nota sol dhe i basit ose ç elësi i fa-së sepse fillon në vijën e katërt të pentagramit në noten fa. b.      Sot do të marrim dy ç elësa të tjerë të rëndësishëm në leximin dhe këndimin muzikor dhe që duhet të njihen nga instrumentistët e ndryshem pasi mund të kemi parte me keto ç elësa për të lexuar apo luajtur. Të dy ç elsat kanë të njëjtën formë por nga vendi në të cilin vendosen në pentagram apo midis dy pentagrameve marrin emërtime të ndryshme. c.       ç elësi i tenorit shkruhet në vijën e katërt të pentagramit dhe vija e katërt ka emrin do kur përdoret ky ç elës, ky ç elës përdoret për të mos shkruar notat me shumë vija ndihmëse lart pentagramit. Ky ç elës përdoret nga instumentet e violës, fagotit, violoncelit, kontrabasit si dhe kengetareve te...

Kohët 9/4 dhe 9/8

Image
a.      Koh ë t 9/4 dhe 9/8 . Kohë të perziera janë ato kohë të cilat formohen nga 2 ose më shumë lëvizje të thjeshta, për shembull koha 9/4=5/4+4/4 ose 4/4+5/4, koha 9/8=4/8+5/8 ose 5/8+4/8 b.      Kohët 9/4 dhe 9/8. Koha 9/4=5/4+4/, ky është variant kur 5/4 është në fillim, kemi dhe variantin tjerër kur 5/4 është në fund. Të njëjtën gjë themi dhe për kohën 9/8 por ndryshimi është vlera tetëshe, pra 9/8=5/8+4/8, në të dyja kohët theksohet më shume vlera ¾ dhe 3/8, sidomos tek koha 9/8 që kryesisht është një kohë e shpejtë. Kohën 9/8 e kemi dhe me një emërtim tjetër si kohë e përbërë, kur ajo është kohë e përbere ajo ekzekutohet 3/8+3/8+3/8. c.       Shkruaj lëvizjet e kohëve dhe variantet e tyre të ndryshme 2 apo 3 variante  

Kohët e përziera 5/4, 5/8, 7/4,

Image
Kohët e përziera 5/4, 5/8, 7/4, 7/8 Kohët 5/4 dhe 5/8. Kohë të përziera janë ato kohë të cilat formohen nga 2 ose më shumë lëvizje të thjeshta, për shembull koha 5/4=3/4+2/4 ose 2/4+3/4, koha 5/8=2/8+3/8 ose 3/8+2/8  Kohët 7/4 dhe 7/8. Koha 7/4=2/4+2/4+3/4, ky është variant kur ¾ është në fund, kemi dhe dy variante të tjera kur ¾ është në fillim dhe në mes pra 3+2+2 dhe 2+3+2. Të njëjtën gjë themi dhe për kohën 7/8 por ndryshimi është vlera tetëshe, pra 7/8=3/8+2/8+2/8, në të dyja kohët theksohet më shume vlera ¾ dhe 3/8, sidomos tek koha 7/8 që kryesisht është një kohë e shpejtë.  Shkruaj lëvizjet e kohëve dhe variantet e tyre të ndryshme 2 apo 3 variante  7/4, 7/8, 5/4, 5/8 Plotëso tabelën më poshtë me figurat ritmike që keni mësuar në masat me poshtë.

D5 dhe D7

Image
Akordi i dominantës D5 është akordi që ndërtohet nga gradi i pestë i shkallës në rastin e tonalitetit do+ gradi i pestë është nota sol, pra akordi fillon ndërtimin nga nota sol. Ai ka në bazë të tij një kuintakord maxhor pra sol-si-re, A5-a maxhor përbëhet nga një tercë maxhore dhe një tercë minore, ky akord quhet domimantë sepse gradi i pestë është dominues si tingull dhe quhet kuintakord sepse nga nota e parë në të tretën kemi largesinë e kuintes së pastër sol- re.  D5= 3+, 3- D5 do+ D5 fa+ D7 dominantë septakordi fillon gjithashtu nga gradi i pestë ë shkallës pra nota sol për rastin e shkallës do+, në rastin e D7 sipër akordit të D5 shtojmë dhe një tercë minore dhe gjithë akordi D7 është sol-si-re-fa, pra 3+-3—3-. D7 është një akord i rëndësishëm pasi ka dhe 3 përmbysje të tjera D5/6, D3/4 dhe D2. Në bazë të shembullit ndërtojmë akordet  sipas tonaliteteve të mëposhtme.