Bach
Përfaqësuesit më të mëdhenj të stilit polifonik J. S. Bach. Jeta dhe drejtimet kryesore të krijimtarisë së tij
Karakteristikat e krijimtarisë së tij.
Veprat vokale
U karakterizua si ‘’poeti i tingujve, gjiganti i papërkulur, i palodhur, dhe misterioz’’, duke besuar gjithmonë. Karakteristikat kryesore të këtij kompozitori të madh ishin, fuqia e shpirtit dhe kreativiteti, që nuk u përkulte kurrë ndaj vështirsive, por cdo herë celikoste psikikën e tij dhe vazhdonte të kompozonte gjithmonë në shenjë mirënjohje ndaj Perëndisë dhe duke falur njerëzit.
U lind në Ajzenah të Gjermanisë me 21 Mars të vitit 1685. Në të njëjtën ditë vdes vëllai i tij Johan Jonas. Familja e tij kishte humbur deri atëherë 2 fëmijë nga murtaja që korrte zonën e Turingit. Vijon një seri vdekjesh në familje me kulmin e tyre, vdekjen e prindërve të Bahut, fillimisht të së ëmës dhe në vazhdim të të atit. Kështu në moshën 10-vjecare , Sebastiani i vogël mbetet jetim dhe vendoset në shtëpinë e vëllait tij të madh Johan Kristof, në Orndruf, i cili ishte i emëruar si organist. Sebastiani i vogël dallohet për aftësitë e tij muzikore, duke krijuar gati zilinë e vëllait të tij, i cili refuzon për t’i dhënë partiturat e muzikantëve të mëdhenj me veprat e tyre të vështira, që ai vetë vështirsohej për të interpretuar, nga frika se Bahu do t’ja kalonte. Kështu Sebastiani kopjon fshehurazi, gjatë natës, veprat e kompozitorëve të vjetër, që të mos kuptohej nga vëllai i tij.
Comments
Post a Comment