Opera je Gjermani

Opera në gjuhën gjermane u vu në skene shumë shpejt, menjëherë pas lindjes së vetë operës në Itali. Opera e parë italiane ishte 'Dafne' e Jacopo Peri e 1598. Në 1627, Heinrich Schütz siguroi muzikën dhe përkthimin gjermanisht të të njëjtit libret. Megjithatë, gjatë pjesës më të madhe të shekujve 17 dhe 18, opera në gjuhën gjermane do të luftonte të dilte nga hija e rivalit të saj në gjuhën italiane, me kompozitorë kryesorë me origjinë gjermane, si Handel dhe Gluck, që vendosnin të punonin në këtë gjini.
Disa kompozitorë barok, si Reinhard Keizer, u përpoqën të sfidojnë mbizotërimin italian. Me daljen në skenë të Mozartit u zhvillua tradita e qëndrueshme e gjuhës gjermane në këtë gjini. 
Mozart mori zhanrin e thjeshtë, popullor të Singspiel dhe e ktheu atë në diçka shumë më të sofistikuar. Beethoven ndoqi shembullin e tij me Fidelion idealist; dhe me Der Freischütz të 1821, Weber vendosi një formë unike në operan gjermane. 
Risitë e Weber u eklipsuan nga ato të Wagner, një nga figurat më revolucionare dhe më të diskutueshme në historinë muzikore. Wagner u përpoq të arrijë idealin e tij të operës si "dramë muzikore", duke eleminuar të gjitha dallimet midis aries dhe recitativit, duke përdorur një rrjet kompleks lajtmotivësh dhe duke rritur shumë fuqinë dhe pasurinë e orkestrës. Wagner gjithashtu tërhoqi mitologjinë gjermanike në ciklin e tij të madh operistik 'Der Ring des Nibelungen'.

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela