Në ndihmë të nxënësve dhe studentëve që duan të mesojnë teorikisht dhe në praktikë muzikën.
Beat
Get link
Facebook
X
Pinterest
Email
Other Apps
Beat - Një interval kohe i rregullt që përdoret për të matur për të ndarjet e çdo mase. Gjithashtu ndihet zakonisht si një impuls i
qëndrueshem. Ndryshe themi lëvizjet
brenda një
kohe të
caktuar.
Në një oktavë kemi 12 nota dhe secila prej tyre ka një em ë r.DO, DO# ose REb, RE, RE# ose MIb, MI, FA, FA# ose SOL b, SOL, SOL# ose LAb, LA, LA# ose SIb, SI. Pianoja ka 88 taste nga të cilat 52 janë të bardha dhe 36 janë të zeza dhe secila prej këtyre notave krijon një tingull të ndryshëm
Vlerat e notave, tabela Si cdo gjë edhe notat në muzikë kanë vlerat e tyre ritmike. Nota e plotë ose nota 4/4 është nota e cila ndahet në 2 pjesë të barabarta (të gjitha notat ndahen në dy pjesë të barabarta). Nota gjysëm ose nota 2/4 është sa gjysma e notës 4/4, pra 2 nota 2/4 kanë vlerën 4/4. Nota 2/4 ndahet në dy nota 1/4, pra dy nota 1/4 kanë vlerën 2/4. Një notë 1/4 ndahet në dy nota 1/8 dhe 2 nota 1/8 kanë vleren 1/4. Një note 1/8 ndahet në 2 nota 1/16 dhe 2 nota 1/16 kanë vlerën 1/8. Një notë 1/16 ndahet në 2 nota 1/32 dhe 2 nota 1/32 kanë vlerën 1/16. Nëpërmpjet vlerave që marrin notat në ndërthurje me njëra tjetrën formohen figura ritmike të cilat duhet të ekzekutohen në mënyrë të saktë.
Comments
Post a Comment