Shopen

Vecorite e krijimtarise se Shopen.
Franc Frédéric François Chopin 
(1 Mars 1810- 17 Tetor 1849)
Kompozitor polak dhe pianist virtuoz i epokës romantike që shkroi kryesisht për piano solo. 
Shopeni lindi dhe u rrit në Varshavë, Poloni. Ai në moshën djaloshare mbaroi arsimin e tij muzikor dhe kompozoi veprat e tij të para, përpara se të linte Poloninë në moshën 20 vjeçare. 21 vjeç, ai u vendos në Paris. Ai fitonte të ardhura nga shitja e kompozimeve tij dhe mësimeve që jepte në piano. Shopen kishte miqësi me Franz List. 
Në vitet e tij të fundit, ai u mbështet financiarisht nga admiruesi i tij Jane Stirling, i cili gjithashtu organizoi një vizitë në Skoci në 1848. 
Pjesën më të madhe të jetës së tij, Shopen ishte në gjendje të dobët shëndetësore. Ai vdiq në Paris në 1849 nga turbekulozi në moshën 39 vjeç.
Shopeni ka kompozuar vetëm për piano. Shumica për piano solo dhe dy koncerto për piano, disa pjesë për muzikë dhome dhe rreth 19 këngë me tekste polonisht. 
Shopeni krijoji konceptin e baladës instrumentale. Veprat e tij për piano përfshijnë gjithashtu mazurkat, valset, nokturne, polonjeze, étyde, skerco, prelude dhe sonata, një pjesë janë publikuar vetëm pas vdekjes. Një ndikim të fortë në stilin e tij ishte muzika popullore polake, tradita klasike e J.S. Bach, Mozart dhe Schubert. Risitë e tij në stilin, harmoninë dhe formën muzikore, kishin ndikim gjatë gjithë periudhës së vonë romantike.
Punët e tij janë shumë të njohura, dhe ai ka qenë subjekt i filmave dhe biografive të shumta.
Disa nga pjesët e njohura të Shopenit kanë fituar tituj përshkrues, të tilla si etydi ‘Revolucioni’ (Op. 10, Nr. 12), dhe Minuta Waltz (Op. 64, Nr. 1). 
Numri i fundit i opusit që vetë Chopin përdori ishte 65, i ndarë në Sonata ‘Cellata’ në G minor. Ai shprehu dëshirën që pas vdekjes të gjitha dorëshkrimet e tij të pabotuara të shkatërroheshin. Sidoqoftë, me kërkesën e nënës dhe motrave të kompozitorit, Julian Fontana përzgjodhi 23 pjesë piano të pabotuara dhe i grupoi në tetë numra të tjerë opus (Opp. 66–73), botuar në 1855. Në vitin 1857, 17 këngë polake që shkroi Shopeni në faza të ndryshme të jetës së tij u mblodhën dhe u botuan si Op. 74.
Shopeni e publikoi muzikën e tij në Francë, Angli dhe Gjermani për shkak të ligjeve të kohës për të drejtat e autorit.

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela