Posts

Muzika

Image
Muzika që prej shekujsh ka qënë bashkëudhëtare e  zhvillimit njerëzor dhe sot ka arritur në standarte të reja në të gjitha drejtimet. Njëra prej temave për të cilat ia vlen të flasësh  është “Teoria e muzikës” e cila merret me studimin dhe me  përcaktimin e saktë të vlerave ritmike, përkufizimeve muzikore  si dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me muzikën. Në këtë libër do  të gjeni një përmbledhje shumë të saktë dhe të detajuar për  gjithë shenjat muzikore, shkallët, intervalet, akordet të ilustruara  me shembuj të thjeshtë.  Eshtë shumë e vërtetë që të kuptohet se muzika ka dy  elementë bazë shumë të rëndësishëm të cilët janë ritmi dhe  melodia. Të dyja kanë një rëndësi shumë të madhe prandaj në kapitullin që flet për të veçantat dhe karakteristikat e ritmit dhe  melodisë është treguar me hollësi ushtrimi, rëndësia e ushtrimit  individual të nxënësve. Teoria e solfezhit ka një rëndësi të vecantë për formimin  profesional t...

Zeqirja Bllata

Zeqirja Ballata  (23 prill 1943, Gjakovë) është kompozitor dhe akademik. Mësimet i bëri në Prizren dhe në Lubjanë, ku pati mundësi të mëdha t'i zgjerojë dituritë muzikore. Krahas kësaj, ai ka pasur specializime në disa qendra të Italisë. Eshtë ndër kompozitorët që ka veprimtari të gjerë dhe të shumëllojshme muzikoreme një punë krijuese 40- vjetcare. Gjuha muzikore e Zeqirja Ballatës është bashkëkohore dhe e veçantë. Edhe pse në kompozimet e tij ka elemente të muzikës popullore shqiptare ato nuk vërehen aq lehtë, ngase i pëpunon dhe i ndryshon ato. Nga veprimtaria e tij e pasur do të përmendim disa nga më të rëndësishmet:"Epitafi N" për recitues dhe për ansambël,"Bilnili" për flaut e piano, "Luftëtari", Nëna Terza"  këngë solo, "Jehona nga Bjeshkët e Nëmuna" për piano, "Suitë për flaut dhe harpë", "Një si baladë" për kitarë, "Kënga shkodrane" për fizarmonikë dhe piano, "Kaprico simfonike", ...

Rafet Rudi

Image
Rafet Rudi u lind në Mitrovicë më 1949. Studimet i kreu pranë Akademisë së Muzikës në Beograd. Diplomohet në degën e Dirigjimit ( 1973) dhe në degën e Kompozimit (l974). Studimet pasuniversitare (magjistraturën)i mbaroi në Sarajevë, në Konzervatorin Nacional të Parisit në klasën e kompozitorit Claude Ballif. Në periudhën 1980 -1987 ishte dirigjent i Korit profesional të Radiotelevizionit të Prishtinës. Merret dhe me publicistikë me mbi 300 shkrime të ndryshme (eseistikë, reçensione, kritikë etj.). Aktualisht është Profesor në Akademinë e Muzikës në Prishtinë, zhvillon lëndën e ‘Formave të muzikës’ dhe ‘Kompozicionin’. Është udhëheqës i Qendrës Kosovare për Muzikën e Re dhe Drejtor i Festivalit Internacional të Muzikës së Re - REMUSICA. Rudi është laureat i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve (Çmimi i dhjetorit të Kosovës për krijimtari),1983. Çmimi i Festivalit Internacional BEMUS, 1974. Çmimi vjetor i SHKK për vitin 1982) etj. Veprat kryesore: një simfoni, Ko...

Fahri Beqiri

Image
Fahri Beqiri lindi në vitin 1936 profesor dhe themelues i Departamentit të muzikës në Universitetin e Pristinës,  konsiderohej të ishte një nga kompozitorët më të rëndësishëm shqiptarë në ish-Jugosllavi.   Kompozoi për orkestër simfonike, kor, piano, klarinetë, kuintetete, teatrin dhe filmin, muzikë për balet, muzikë popullore, këngë tradicionale popullore, pjesë për fëmijë, kompozime solistike-korale, vepra artistike për instrumente të ndryshme e deri te kontributi i tij në ansamblin “Kastriotët” dhe “Shota. https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Muzika dhe jeta, Rafet Rudi

Image
Mund të thuhet se lidhëshmëria e muzikës me jetën dhe ndikimi i saj mbi jetën, është e mundshme dhe e domosdoshme, por nuk duhet haruar natyrën e ekzistimit të saj (të muzikës). Muzika zbulon esencën e thellë të  çështjeve, duke krijuar një humanitet të ri (qenien muzikore) përmes tingujve. Roli i saj permanent është që ta humanizojë njeriun, por në një mënyrë të re, specifike, sepse muzika (vetëtetiu) formon një qenie të re, një jetë të re, një botë të re. Kjo  duhet të jetë pikënisje drejt botës së tingujve. “ Në bashkimin e dy qenieve – të qenies artistike dhe të qenies njerëzore, gjegjësisht me ndikimin e qënies artistike (veprës artistike) mbi njeriun, në masë të madhe bëhet i qartë edhe raporti në mes veprës artistike dhe jetës reale, si një dimension i veçantë i vendosur në këtë raport. Por duhet thënë se në rrafshin muzikor edhe në këtë rast shfaqen disa veçanti. Sepse, lidhshmëria e muzikës me jetën, bie fjala, nuk është e njëjtë me lidhshmërinë që mund të ketë  ...

Shenjat e shartimit #, b

Image
Në muzikë kemi shumë shenja, por shenjat e shartimit janë ato të cilat na shërbejnë për të kuptuar tonalitetin e ushtrimeve të ndryshme, ose shkallën mazhore apo minore dhe emrin e saj.  Tre janë shenjta shartimit #, b, natyrali. b- bemoli e ul notën gjysëm toni. Brënda masës shenja e ngjyrimit në rastin tonë bemoli i jep emrin gjithë notave që e kanë shenjë përpara. Në shëmbullin lart të dyja notat LA janë la bemol. #- diezi e ngre notën gjysëm toni. Kanë të njëjtin tingëllim por shkruhen ndryshe. Natyrali ose bekuatri- e kthen notën në gjendjen e mëparshme. Ndaj pentagramin në tre pjesë të barabarta dhe  plotëso në pentagram #, b dhe natyralë. https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Tonet dhw gjysmatonet e shkalles do+

Image
t- 1 ton, largësia më e madhe midis dy notave fqinjë. 1\2 t- gjysmëtoni, largësia më e vogël midis dy notave fqinjë. Tonet janë në notat do- re, re- mi, fa- sol, sol- la, la- si. Gjysmatonet në notat mi- fa dhe si- do. Gjysmatonet e shkallëve mazhoje janë në gradët 3-4 dhe 7-8.  https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw