Muzika dhe jeta, Rafet Rudi
Mund të thuhet se lidhëshmëria e muzikës me jetën dhe ndikimi i saj mbi jetën, është e mundshme dhe e domosdoshme, por nuk duhet haruar natyrën e ekzistimit të saj (të muzikës). Muzika zbulon esencën e thellë të çështjeve, duke krijuar një humanitet të ri (qenien muzikore) përmes tingujve. Roli i saj permanent është që ta humanizojë njeriun, por në një mënyrë të re, specifike, sepse muzika (vetëtetiu) formon një qenie të re, një jetë të re, një botë të re. Kjo duhet të jetë pikënisje drejt botës së tingujve. “
Në bashkimin e dy qenieve – të qenies artistike dhe të qenies njerëzore, gjegjësisht me ndikimin e qënies artistike (veprës artistike) mbi njeriun, në masë të madhe bëhet i qartë edhe raporti në mes veprës artistike dhe jetës reale, si një dimension i veçantë i vendosur në këtë raport. Por duhet thënë se në rrafshin muzikor edhe në këtë rast shfaqen disa veçanti. Sepse, lidhshmëria e muzikës me jetën, bie fjala, nuk është e njëjtë me lidhshmërinë që mund të ketë letërsia me jetën.
https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw
Comments
Post a Comment