Zeqirja Bllata
Zeqirja Ballata
(23 prill 1943, Gjakovë) është kompozitor dhe akademik. Mësimet i bëri në Prizren dhe në Lubjanë, ku pati mundësi të mëdha t'i zgjerojë dituritë muzikore. Krahas kësaj, ai ka pasur specializime në disa qendra të Italisë. Eshtë ndër kompozitorët që ka veprimtari të gjerë dhe të shumëllojshme muzikoreme një punë krijuese 40- vjetcare. Gjuha muzikore e Zeqirja Ballatës është bashkëkohore dhe e veçantë. Edhe pse në kompozimet e tij ka elemente të muzikës popullore shqiptare ato nuk vërehen aq lehtë, ngase i pëpunon dhe i ndryshon ato.
Nga veprimtaria e tij e pasur do të përmendim disa nga më të rëndësishmet:"Epitafi N" për recitues dhe për ansambël,"Bilnili" për flaut e piano, "Luftëtari", Nëna Terza" këngë solo, "Jehona nga Bjeshkët e Nëmuna" për piano, "Suitë për flaut dhe harpë", "Një si baladë" për kitarë, "Kënga shkodrane" për fizarmonikë dhe piano, "Kaprico simfonike", "Simfonia 83", "Suita për orkestër harqesh"etj.
Përvec kompozimeve, Zeqirja Ballata merret edhe me shkrimin e librave muzikorë, sidomos ato të edukimit muzikor ku gjejmë edhe këngë për mosha të reja. Krahas këtyre veprimeve, ka punuar me përkushtim në pasurimin dhe në ngritjen e jetës muzikore të Kosovës.
Comments
Post a Comment