Rafet Rudi
Rafet Rudi u lind në Mitrovicë më 1949. Studimet i kreu pranë Akademisë së Muzikës në Beograd. Diplomohet në degën e Dirigjimit ( 1973) dhe në degën e Kompozimit (l974). Studimet pasuniversitare (magjistraturën)i mbaroi në Sarajevë, në Konzervatorin Nacional të Parisit në klasën e kompozitorit Claude Ballif.
Në periudhën 1980 -1987 ishte dirigjent i Korit profesional të Radiotelevizionit të Prishtinës. Merret dhe me publicistikë me mbi 300 shkrime të ndryshme (eseistikë, reçensione, kritikë etj.). Aktualisht është Profesor në Akademinë e Muzikës në Prishtinë, zhvillon lëndën e ‘Formave të muzikës’ dhe ‘Kompozicionin’. Është udhëheqës i Qendrës Kosovare për Muzikën e Re dhe Drejtor i Festivalit Internacional të Muzikës së Re - REMUSICA.
Rudi është laureat i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve (Çmimi i dhjetorit të Kosovës për krijimtari),1983.
Çmimi i Festivalit Internacional BEMUS, 1974.
Çmimi vjetor i SHKK për vitin 1982) etj.
Veprat kryesore: një simfoni, Koncert për kitarë dhe orkestër, Koncert për piano dhe orkestër, Kuartet harqesh, Suitë për kitarë, ‘Song of Tana’ për klarinet dhe piano, Kuinteti “Antigonea” për flaut, klarinet, violin, fagot e piano.
Veprat i ekzekutohen në Francë, Zvicër, Britani të Madhe, Itali, SHBA, Japoni, Shqipëri, Spanjë, Suedi, Bullgari, Kroaci, Slloveni etj.
https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw
Comments
Post a Comment