Muzika
Muzika që prej shekujsh ka qënë bashkëudhëtare e
zhvillimit njerëzor dhe sot ka arritur në standarte të reja në të
gjitha drejtimet. Njëra prej temave për të cilat ia vlen të flasësh
është “Teoria e muzikës” e cila merret me studimin dhe me
përcaktimin e saktë të vlerave ritmike, përkufizimeve muzikore
si dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me muzikën. Në këtë libër do
të gjeni një përmbledhje shumë të saktë dhe të detajuar për
gjithë shenjat muzikore, shkallët, intervalet, akordet të ilustruara
me shembuj të thjeshtë.
Eshtë shumë e vërtetë që të kuptohet se muzika ka dy
elementë bazë shumë të rëndësishëm të cilët janë ritmi dhe
melodia. Të dyja kanë një rëndësi shumë të madhe prandaj në
kapitullin që flet për të veçantat dhe karakteristikat e ritmit dhe
melodisë është treguar me hollësi ushtrimi, rëndësia e ushtrimit
individual të nxënësve.
Teoria e solfezhit ka një rëndësi të vecantë për formimin
profesional të nxënësve në shkollat e muzikës. E rëndesishme
është që nxënësi të ketë mundësi të zgjedhë në këtë përmbledhje
të shkurtër mënyrat më të mira teorike që shpjegohen në teorinë
e solfezhit.
Teoria e muzikës është shumë e rëndësishme, pasi ajo na
ndihmon të kuptojmë figura ritmike, të ekzekutojmë saktë
ushtrime leximi dhe këndimi.
Një kapitull i veçantë është dhe ai që flet për lidhjen e
ngushtë që ka solfezhi me lëndët e tjera muzikore. Pa baza të
mira në këtë lëndë nxënësi nuk mund të ketë rezultate të mira as
Comments
Post a Comment