Posts

Thënie të njerëzve të famshëm për muzikën

Image
Th ë nie t ë njer ë zve t ë famsh ë m p ë r muzik ë n   Muzika është gjuha universale e njerëzimit. Melodia është rrjedha e artë që buron nga gumëzhima e toneve, nga e cila udhehiqet veshi dhe arrihet zemra. Melodia është esenca e muzikës. A e dini se shpirti ynë është kompozim i harmonisë? "Leonardo Da Vinci" Muzika ë sht ë revolucioni me i lart ë i gjith ë dituris ë dhe filozofise. “Bethoven” Emri i v ë rtet ë i Moxartit ë sht ë : Johannes Chrusos Tomus Wolfgangus Theophilius Mozart.  

Kuriozitete për muzikën

Image
Kuriozitete!   A E DINI SE!   Në një oktavë kemi 12 nota dhe secila prej tyre ka një em ë r.DO, DO# ose REb, RE, RE# ose MIb, MI, FA, FA# ose SOL b, SOL, SOL# ose LAb, LA, LA# ose SIb,  SI. Pianoja ka 88 taste nga të cilat 52 janë të bardha dhe 36 janë të zeza dhe secila prej këtyre notave krijon një tingull të ndryshëm.   Lartesia e tingullit ë sht ë numri sasior i vibracioneve. Sa m ë i lart ë t ë jet ë tingulli aq m ë e madhe ë sht ë sasia e vibracioneve, sa m ë i ul ë t tingulli aq m ë pak vibracione kemi. Numri i dridhjeve p ë r nj ë sekond ë quhet frekuence. Frekuenca matet me hertz, hz. Veshi i njeriut d ë gjon tinguj t ë l ë shuar n ë gjat ë sin ë nga 16 deri n ë 20 000 hertz. Stili “Barok” midis shekujve XVI- XVIII. Kuptimi i fjales barok vjen nga spanjishtja q ë do t ë thot ë qelibar n ë form ë t ë parregullt. Koncerti lindi ne fund te viteve 1600, ne fillim u quajt “koncerto grosso”. Krijuesi i koncertit ë s...

Intervistë me dirigjenten Marjana Xoxa

Image
Nga diskutimi me dirigjenten mësuese Marjana Xoxa hapat e parë të punës që bën dirigjenti me nxënësit në një kor në shkolla është prova e vokalit  të gjithsecilit, dikush që nuk ka vesh eleminohet me kalimin e kohës por dhe një vesh mesatar edukohet duke punuar me njëri- tjetrin, do të vendosë intonacionin, anën ritmike. Pasi përzgjedh korin, dirigjenti fillon punë me vokalicat, vendosjen e diafragmës, dirigjenti i vendos të gjitha ashtu siç duhet. Mendoj që të këndohet me nota në kor pasi janë të gjithë profesionistë dhe i ndihmon në intonacion, më pas fillon puna për vendosjen e fjalëve. Komunikimi, marrëdhënia e dirigjentit duhet të jenë fantastike, jo të gjithë dirigjentët e kanë këtë prirje. Neve duhet të vlerësojmë edhe nivelin mesatar dhe të mirin me të njëjtën mënyrë komunikimi, dirigjenti duhet të ketë një komunikim special, nëse ska një komunikim atëherë do të ketë probleme.    Për punimin me repertorin do të ishte mirë që shkollat artistike të reali...

Zef Çoba - intervistë

Image
I Intervistë me dirigjentin prof. Zef Çoba në lidhje me edukimin nëpërmjet asamblit koral- instrumental në shkollat me drejtim të orientuar artistik (shkollat e muzikës) Pyetje: Si e organizon një dirigjent punën në kor? Përgjigje: Pedagogu që merr përsiper këtë detyrë, duhet të zotërojë njohuri të mira profesionale mbi korin.  Normalisht një shkollë e mirëfilltë artistike, duhet të zhvillojë edhe lëndën e Këndimit Koral.  Në bashkëpunim me drejtuesit e departamenteve dhe kolegët, njihet me nxënësit që do të frekuentojnë korin. Duhet përgatitur një ambient i përshtatshëm për të zhvilluar provat. Sipas grup moshave dhe karakteristikeve vokale, bën ndarjen e zërave. Një pianist shoqërues (koncertmaester) duhet në dispozicion. Repertori duhet zgjedhur me kujdes në vartësi të aftësive vokale të nxënësve dhe përmbajtjes artistike. Në çdo seancë nuk duhet filluar mësimi i pjesëve pa bërë ngrohjen dhe përgatitjen vokale me ushtrimet përkatëse.  Në çdo seancë për...

Vlerësimi në arsim

Image
Vleresimi 1 Vlerësimi duhet të jetë i paanshëm, në drejtim të gjinisë, racës, gjuhës, rrethanave ekonomike shoqërore, transparent, nxënlsi duhet të njihet me metodat e vlerësimit. Vlerësimi është i vlefshëm në të treguarin e vlerave të nxënlsve në procesin e të nxënit, vlerësimi i të nxënit percakton arritjet e një detyre, kapitulli, viti shkollor. Vlerësimi është diagnostikues, formues, vlerësim i bazuar në qëllime, në vendime, vlerësim përmbledhës. 2 Fazat e vlerësimit, kuptimi i problemit, planifikimi i vlerësimit, grumbullimi i të dhënave. Si zgjidhen instrumentet e vlerësimit? Merren informacione, raportohen ato, analizohen të dhënat, raportohen rezultatet e vlerësimit, jepen rekomandime. 3. Rregjistri është dokument shtetëror shumë i rëndësishëm. Në rregjistër janë emrat e nxënësve, vlerësimet e vazhdueshme që duhet të jenë jo më pak se 3 nota për çdo tremujor si dhe vlerësimet me tre kolona vv, vt, vp, vlerësim i vazhduar, vlerësim me test, vlerësim përfundimtar. Vlerësimi i 3- ...

Si veprin muzika

Image
Si vepron muzika. Tonaliteti është qendra gravidacionale mbi një notë të caktuar, dallimet ndër modet maxhore e minore, lajtmotivi muzikor, përsëritës, përsëritja finale kanë impakt të fuqishëm, ritme të dallueshme, harmonia, timbri janë karakteristikat e duhura që një film të jetë i sukseshëm. Konvencionet muzikore varen nga përdorini i instrumenteve, ato krijojnë larmi emocionale. Morrikone është shembull i përmbysjes së konvcioneve, ai ka përdorur tonalitete minore për të treguar fuqinë apo forcën (ndërkohë që zakonisht kje realizohet në tonalitete maxhore) dhe tonalitetet maxhore për të treguar delikatesë apo melankoni. Muzika është pjesë e procesit filmik, narrativ, muzika varet nga imazhi që përcjell ky film. Imazhi mbart mesazhin ndërsa muzika e përforcon atë, së bashku me skenografinë, fotografinë, montazhin, dialogun dhe tingullin e ambjentit ku zhvillohet ngjarja janë nje set i paracaktuar mirë në një film. Muzika e filmit prodhon emocionin,  ajo e fut publikun në marrdhë...

Muzika e filmit

Image
Muzika është një mënyrë mjaft e mirë për të përshkruar emocione nëpërmjet tingujve dhe më mirë se çdo gjë e bën këtë në fushën e kinematografisë. Domosdoshmëria e zërit në fillimet e kinemasë ka ecur në rrugë të pashtruara dhe eksperimentale që hap pas hapi ka dhënë rezultatet dhe standartet që kemi sot. Nuk mund të mendohet një film pa një ilustrim muzikor jo vetëm klasik por modern, popular, folkloristik mbështetur në traditat muzikore në mbarë botën nga Europa në Azi dhe nga Amerika në Rusi, në Afrikë dhe Australi. Me zhvillimet e reja të teknologjisë dhe në fushën e muzikës së filmit kemi ndryshime të mëdha në futjen e teknologjisë digjitale, përmirësimin e standarteve të kompozimit, incizimit, përdorimit të sintetizatorëve, muzikës tonale, atonale, eksperimentale etj. Në asnjë medium tjetër nuk mund të gjesh të ndërthurur kaq shumë elementë plotësues si në një film. Autorja ka prekur një pjesë të mirë të zhvillimeve kinematografike duke u bazuar kryesisht tek muzika e ...