Posts

Showing posts from January, 2021

Sound breaking - dokumentar, roli i producentit muzikor

Image
  "Sound breaking" eshte nje dokumentar interesant qe flet per menyrat qe perdorin producentet muzikore që t' ju pershtaten shijeve te publikut si dhe per te nxjerre fitime nga shitja e produktit muzikor.      Në dokumentar flasin producente te njohur si Linda Perin, Bian Eno, JImmi Ivohe, RTA. Disa mendime te tyre jane "producenti nuk duhet te deshtoje", "producenti duhet te kete te qarte qe jo çdokush mund te beje muzike", arti i rregjistrimit eshte i veshtire fhe ne periudha te ndryshme ka përfaqsues dhe stile te ndryshme muzikore. Ne dokumentar tregohet dhe ndryshimi qe ka transformuar menyren e rregjistrimit dixhital.       Dokumentari eshte prodhim i 2016 ka 8 seri dhe ka marre disa çmime.  https://youtu.be/f2Rp5cTQYzQ

Elementet perberese te fjalise muzikore

Image
Elementet perberese te fjalise Motivi eshte elementi kryesor dhe me I shkurter I nje krijimi muzikor. Ai perbehet nga nje dy apo tre tinguj qe jane te pavarus si nga ana melodike ashtu dhe ritmikisht.  Tema muzikore eshte fraza melodike ku mund te percaktohet ekzistenca e nje ose dy motiveve. Ajo mund te perbehet nga dy ose tre motive.  Figura. Ky element muzikor ka ngjashmeri te madhe me motivin pasi perseritet shpesh por eshte me pak e rendesishme se motivi. Zakonisht perdoret me shume per zerat e mesit dhe sherben si percjelles I melodise.  Pasazhi dallohet nga figura pasi nuk ka nevoje te perseritet ai sherben vetem si percjelles. Mund te jete me I pavarur, ka shume me teper tinguj se figura te cilet mund te jene ne formen e shkalles apo akordit.  Fjalia eshte pjesa me e vogel e formes muzikore e cila ka kadencen e vet. Fjalia mund te jete e perbere nga nje ose dy motive.   Periudha zakonisht perbehet nga dy fjali te cilat jane te varura njera nga tjetra. Pjesa e pare

Arnold Shenberg

Image
Arnold Schoenberg ose Schönberg (/ ˈʃɜːrnbɜːrɡ /, SH.B.A. gjithashtu / ˈʃoʊn- /; gjermanisht: [ˈʃøːnbɛɐ̯k] (Rreth kësaj liste zanore); 13 Shtator 1874 - 13 Korrik 1951) ishte një kompozitor, teoricient i muzikës, mësues, shkrimtar dhe lindur në Austri piktor Ai konsiderohet gjerësisht një nga kompozitorët më me ndikim të shekullit të 20-të. Ai ishte i lidhur me lëvizjen ekspresioniste në poezinë dhe artin gjerman, dhe udhëheqës i Shkollës së Dytë Vjeneze. Si një kompozitor hebre, Schoenberg ishte në shënjestër të Partisë Naziste, e cila i etiketoi veprat e tij si muzikë të degjeneruar dhe i ndaloi ato të botoheshin. [1] [2] Ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në 1933, duke u bërë një qytetar Amerikan në 1941.

Milton Babit

Image
Babbitt lindi në Filadelfia (Barkin & Brody 2001) nga Albert E. Babbitt dhe Sarah Potamkin. Ai ishte hebre (Anon. N.d. (b)). Ai u rrit në Jackson, Misisipi, dhe filloi të studionte violinë kur ishte katër vjeç, por shpejt kaloi në klarinetë dhe saksofon. Në fillim të jetës së tij ai ishte tërhequr nga jazz dhe muzika teatrore dhe "luante në çdo orkestër pit-je që vinte në qytet" (Duckworth 1995, 56). Babbitt po bënte aranzhimet e tij të këngëve popullore deri në moshën 7 vjeç, "shkroi shumë melodi pop për prodhimet shkollore" (Duckworth 1995, 60), dhe fitoi një konkurs lokal për shkrimin e këngëve kur ishte 13. (Kozinn 2011). Babai i Babbitt ishte një matematikan dhe Babbitt synonte të studionte matematikën kur ai hyri në Universitetin e Pensilvanisë në 1931. Por ai shpejt u transferua në Universitetin e Nju Jorkut, ku studioi muzikë me Philip James dhe Marion Bauer. Atje ai u interesua për muzikën e kompozitorëve të Shkollës së Dytë Vjeneze dhe shkroi artikuj

Oboja, klarineta

Image
Oboja      Oboja është instrumenti kryesor i asaj që quhet familja e obojes, ajo ka një shtrirje prej tre oktavash dhe është shumë e vështire të luhet. Vështirësi për instrumentistin është frymemarrja dhe për këtë arsye mësohen disa teknika të vecanta të frymëmarrjes.  Historia: Oboja u shpik në shekullin  e 17- të nga Jean Hotteterre dhe Michael Pholidor, dy muzikantë francezë. Por në shekullin e 18- të shumë orkestra e pranuan si instrument duke parë tingullin e vecantë dhe melodioz. Shumë kompozitorë kanë shkruar pjesë solo për oboje, ndër të cilet George Frideric Handel, Joseph Haydn, Wolfgang Amadeus Motzart dhe Ludwig van Beethoven.  Klarineta       Klarineta është një pjëstar i familjes së instrumenteve të frymes (isntrumentinit, veglat e drurit). Ajo mund të krijojë tinguj vibrantë, të plotë dhe kumbues. Kemi shumë lloje klarinetash, po ajo më e përdorshmja është klarineta në si bemol. Historia:    Klarineta u krijua nga Johann Cristoph Denner një prodhues gjerman

Picolo, flauti, korni anglez

Image
Pikolo       Pikolo është një lloj flauti më i vogël. Ai ka një shtrirje prej tre oktavash dhe zë një vënd të rëndesishëm në orkestrat moderne. Përdoret në orkestër për shkak të tingullit të vecantë. Gjithashtu përdoret dhe në orkestra frymore.  Historia Pikolo është bërë i njohur si pasojë e përdorimit të tij nga kompozitorë të njohur. Njëra nga pjesët ku përdorimi i pikolos është shumë i rëndësishëm është simfonia e pestë e Bethovenit.  Flauti Flauti është një instrument që luan rolin e zërit soprano në instrumentet frymore të një orkestre. Flauti në përgjithësi është prej metali. Instrumentisti e mban atë horizontalisht dhe në të njëjtën kohë lëviz gishtat mbi taste. Hapja dhe mbyllja e tasteve krijon tingujt e flautit. Flauti ka një shtritje prej katër oktavash. Në familjen e flautit hyjnë dhe instrumentet e tjerë si pikolo, flauti alto, flauti bas.        Historia; Mendohet që historia e flautit të jetë shumë e lashtë. Bëhet fjalë që në vitin 900 pk në Kinën e lashtë. Flauti u be

Violonçel, Kontrabas

Image
Violonceli (Cello)       Violonceli është një instrument që i përket gjithashtu familjes së harqeve. Dhe violonceli ka formën e violinës por është shumë më i madh. Instrumentisti i violoncelit rri ulur gjatë ekzekutimit. Gjithashtu violonceli ka 4 tela që nxjerrin tinguj nga gërvishja e harkut me to kur instrumentisti lëviz gishtat në tastierë. Diapazoni i violoncelit është me shumë se katër oktava; Historia: Gjurmët e para të violoncelit përsëri vijnë nga Italia dhe datojnë në vitin 1560 kur u prodhua nga mjeshtri i violinave Andrea Amati. Deri në shekullin e 18- të, violonceli thjesht luante partin e basit në një orkester vetëm pjesërisht dhe në ndonjë rast deri në fund. Vetëm përgjatë stilit Barok, kompozitorë si Antonio Vivaldi dhe Luigi Boccherini shkruajtën muzikë për violoncel solo. Në shekullin e 19- të u shkrua gjërësisht për violoncel nga Johanes Brahms dhe Antonin Dvorak. Kompozitorë të njohur si Sergei Prokofiev dhe Dmitri Shostakovich ngriten vlerën e instrumentit te viol

Viola

Image
Viola Viola është instrumenti i dytë në familjen e harqeve pas violinës. Dhe viola ka katër tela ne notat c, g, d dhe a. Muzika që interpreton viola shkruhet me celësin e basit. Ajo është një instrument më i madh se violina dhe tingulli që lëshon është më i trashë se ai i violinës. Për violë kanë kompozuar kryesisht Hajden dhe Moxart. Viola ka një rol të rëndësishëm në ekzekutimin orkestral dhe pse ajo ka një repertor te limituar. Kompozitorë të tjere që kanë shkruar për violë janë Hector Berlioz, Johannes Brams dhe Robert Schumann.      

Violina

Image
Violina     Violina mund të jetë instrumenti i parë i orkestrës. Violina i përket familjes së instrumenteve të harqeve së bashku me violën, violoncelin dhe kontrabasin. Ajo përbëhet nga disa pjesë. Violina krijohet nga bashkimi i trupit të saj me bishtin në të cilin është e vendosur tastiera. Përbëhet nga 4 tela të vendosur në nje urë. Tingulli që nxjerr violina krijohet nga rrëshkitja e harkut mbi tela, e kordinuar me lëvizjen e gishtave të dorës së majtë. Ajo është nje instrument shumë i rëndësishem si për të ekzekutuar figura të vështira por dhe për ekzekutimin e melodive lirike. Përdorën disa teknika të ekzekutimint në violinë: pizzicato, glissando, legato etj. Historia: Gjurmët e para të instrumetntit të violinës janë gjendur në Itali përpara vitit 1500. Në atë kohë ishin në qarkullim dhe dy instumente të tjera me tela. Forma e plotë në të cilën e kemi dhe sot  u përcaktua gjatë shekullit të 17 dhe 18- të nga artistët e famshëm, Antonio Stradivari, Guisepe Guarnieri dhe Jacob

Emrat e gradëve të shkallës, pika e vleres

Image
Emrat e gradëve të shkallës: gradi i parë, tonika, T gradi i dytë, mbitonika (me tendencë zbritje), gradi i tretë, medianta, terca e tonikës  gradi i katërt subdominanta S,  gradi i pestë dominanta D (kuinta e tonikës) gradi i gjashtë gradi i shtatë (tingull sensibël që kërkon zgjidhje lart) gradet I, III, V të shkallës maxhore janë tinguj të qëndrueshëm. Emrertimi I notave: Gradët kryesorë përvec emrave që përdoren gjërësisht mund të përdoren dhe në emërtimin e tyre latin, A (la), B (si), C (do), D (re), E (mi), F (fa), G (sol.). për # shtohet -is, për bemolin –es, për dubel diezin ## -isis dhe për dubel bemolin bb -esses Pika e vlerës Pika i shkon notës gjysmën e vlerës së saj. Nota 4/4  me pike ka vleren 6/4, nota 2/4 me pike ka vleren ¾, nota ¼ me pike ka vleren 3.8, nota 1/8 me pike ka vleren 3/16. Lidhja e vlerës Lidhja e vlerës shërben për të bashkuar dy ose më shumë nota me të njëjtën vlerë apo vlera të ndryshme në të njëjtën lartësi, keto nota që lidhen me lidhje

Rrethi i kuintave

Image

Shkallët

Image
Shkallët      Kemi disa lloje shkallësh, shkallë maxhore dhe shkallë minore. Shkalla maxhore ka tetë nota ose tetë grade. Shkallë është renditja e njëpasnjëshme e tetë notave nga gradi i parë në gradin e tetë. Më poshtë kemi shkallën do+ që është shkalla që nuk ka asnjë shenjë në armaturë, gjysmatonet janë në gradet 3- 4 dhe 7- 8 në notat mi- fa dhe si- do.     Shkallët minore i kemi në tre forma, natyral, harmonik dhe melodik.       Më poshtë kemi shëmbullin e shkallës do- që ka relativë shkallën mib+, në rastin e mëposhtëm bemolat nuk janë vendosur në armaturë po gjatë rrugës. Gjysmatonet janë në gradët 2- 3 dhe 5- 6.          Shkalla minore harmonike si pasojë e ngritjes së gradit të shtatë na formohen tre gjysmatone në gradët 2- 3, 5- 6 dhe 7- 8 dhe midis gradit të 6 dhe të 7- të na formohet një ton e gjysëm.         Shkalla minore melodike si pasojë e ngritjes së gradit të gjashtë dhe të shtatë të ngritur gjysem toni, ka dy gjysmatone në gradet

Shkallët

Image
Shkallët      Kemi disa lloje shkallësh, shkallë maxhore dhe shkallë minore. Shkalla maxhore ka tetë nota ose tetë grade. Shkallë është renditja e njëpasnjëshme e tetë notave nga gradi i parë në gradin e tetë. Më poshtë kemi shkallën do+ që është shkalla që nuk ka asnjë shenjë në armaturë, gjysmatonet janë në gradet 3- 4 dhe 7- 8 në notat mi- fa dhe si- do.     Shkallët minore i kemi në tre forma, natyral, harmonik dhe melodik.       Më poshtë kemi shëmbullin e shkallës do- që ka relativë shkallën mib+, në rastin e mëposhtëm bemolat nuk janë vendosur në armaturë po gjatë rrugës. Gjysmatonet janë në gradët 2- 3 dhe 5- 6.          Shkalla minore harmonike si pasojë e ngritjes së gradit të shtatë na formohen tre gjysmatone në gradët 2- 3, 5- 6 dhe 7- 8 dhe midis gradit të 6 dhe të 7- të na formohet një ton e gjysëm.         Shkalla minore melodike si pasojë e ngritjes së gradit të gjashtë dhe të shtatë të ngritur gjysem toni, ka dy gjysmatone në gradet

Muzika e prodhimit

Image
Muzika e prodhimit “Muzika e prodhimit” sherben per shume qellime, duke filluar nga kenaqesia estetike, fetare, qellime ceremoniale, argetuese apo produkte tregu. Muzikantet profesioniste jane punesuar nga nje sere institucionesh dhe organizatash, duke perfshire forcat e armatosura, kishat, sinagogat, orkestrat simfonike, transmetimin apo kompanite e prodhimit te filmave, muzikes, shkollat etj. Megjithe institucionalizimin e muzikes perseri lidhja ndermjet muzikanteve amatore dhe profesioniste eshte shume e nevojshme.  Interpretimi Interpretues te ndryshem e interpretojne muziken ndryshe Ne nje shkalle te caktuar te nivelit interpretativ te instumentistit arrijme ne ate qe quhet standart.  Teoricienet e muzikes Ne teorine e muzikes permblidhen studimin teorik dhe praktik te natyres se muzikes. Ajo shpesh perfshin identifikimin e modeleve qe sherbejne per te udhezuar kompozitoret ne punen e tyre. Gjithashtu ajo analizon ne menyre te hollesishme elementet muzike- ritem, harmo

Muzika jo perëndimore, traditat

Image
Muzika jo perëndimore, traditat; Muzika në Indi ka një traditë të lashtë. Në skulpturat e vjetra që flasin për qytetërimin indian shfaqen skulptura apo piktura që tregojnë këngëtarë apo instrumentistë që ekzekutojnë në instrumente të ndryshme me tela. Kjo tregon për një traditë të vjetër muzikore në këtë vend. Muzika e vjetër indiane e quajtur Marga është monofonike (një zërëshe), e bazuar reth një linje të vetme ose një melodie. Shumica e ëve u jane kushtuar idhujve dhe perëndive Indu. Por në këngë të ndryshme nuk mungojnë ato që flasin për dashurinë dhe për cështje të tjera sociale. Kjo muzikë pati dhe ndikimin Persian dhe të vendeve përreth. Muzika aziatike përmbledh kulturen muzikore të vendeve si Arabia dhe gjithë  Azisë. Gjithashtu vlen për tu përmendur kultura muzikore kineze që është më e vjetër se 3000 vjet. Ajo është vërtetë unike përsa i përket shkrimit dhe sistemit të simboleve muzikore, akordimin e instrumenteve, stilet dhe zhanret. Nje zhvillim te rendesishem

Edukimi muzikor ne Republiken e Serbisë

Image
Edukimi muzikor ne Republiken e Serbisë Sistemi i arsimit muzikor në Serbi bazohet kryesisht në sistemin e trashëguar nga ish Jugosllavia. Ekzistojnë tre nivele të arsimit muzikor që korrespondojnë me arsimin e përgjithshëm: shkolla fillore të muzikës, shkolla të mesme muzikore dhe fakultete apo akademi. Arsimi fillor zgjat për 2, 4 ose 6 vjet (në varësi të instrumentit), i mesëm - 4 vjet dhe më i lartë - 4 + 1. Në të gjitha nivelet provimi pranues (me konkurs) është i domosdoshëm. Shumica e shkollave muzikore janë të integruara në sistemin arsimor shtetëror dhe ato rregullohen nga ligjet e ndryshme kombëtare për arsimin dhe rregullore të tjera që janë përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë. Nuk ka asnjë dokument ligjor që rregullon edukimin muzikor në tërësinë e tij, por dokumente të ndryshme përcaktojnë saktësisht shumë aspekte të edukimit muzikor. Ka më shumë se shtatëdhjetë shkolla fillore dhe të mesme të muzikë

Karl Ives

Image
  Charles Edward Ives (/ a, vz /; 20 tetor 1874 - 19 maj 1954) ishte një kompozitor modernist amerikan, një nga kompozitorët e parë amerikanë me famë ndërkombëtare. Muzika e tij u injorua kryesisht gjatë jetës së tij të hershme, dhe shumë nga veprat e tij mbetën të paformuara për shumë vite. Më vonë gjatë jetës, cilësia e muzikës së tij u njoh publikisht, dhe ai filloi të konsiderohej si një "origjinal amerikan". Ai ishte gjithashtu ndër kompozitorët e parë që u angazhua në një program sistematik të muzikës eksperimentale, me teknika muzikore duke përfshirë politonalitetin, polirimin, grupe tonesh, elemente zgjedhore dhe tone çerekësh. Eksperimentimi i tij paralajmëroi shumë risi muzikore që më vonë u miratuan më gjerësisht gjatë shekullit të 20-të. Prandaj, ai shpesh konsiderohet si kompozitori kryesor amerikan i muzikës së artit të shekullit të 20-të.