Picolo, flauti, korni anglez

Pikolo
      Pikolo është një lloj flauti më i vogël. Ai ka një shtrirje prej tre oktavash dhe zë një vënd të rëndesishëm në orkestrat moderne. Përdoret në orkestër për shkak të tingullit të vecantë. Gjithashtu përdoret dhe në orkestra frymore. 

Historia
Pikolo është bërë i njohur si pasojë e përdorimit të tij nga kompozitorë të njohur. Njëra nga pjesët ku përdorimi i pikolos është shumë i rëndësishëm është simfonia e pestë e Bethovenit. 

Flauti
Flauti është një instrument që luan rolin e zërit soprano në instrumentet frymore të një orkestre. Flauti në përgjithësi është prej metali. Instrumentisti e mban atë horizontalisht dhe në të njëjtën kohë lëviz gishtat mbi taste. Hapja dhe mbyllja e tasteve krijon tingujt e flautit. Flauti ka një shtritje prej katër oktavash. Në familjen e flautit hyjnë dhe instrumentet e tjerë si pikolo, flauti alto, flauti bas. 
    
 Historia;
Mendohet që historia e flautit të jetë shumë e lashtë. Bëhet fjalë që në vitin 900 pk në Kinën e lashtë. Flauti u be i njohur në Europë në shekullin e 12- të dhe u përdor gjërësisht në orkestra ushtarake në vendet gjermanisht folëse, kjo i dha dhe emrin që ka tani, flaut. Ai u bë një instrument i orkestrës vetëm në shekullin e 16- të dhe të 17- të. Deri ne 1600- tën flauti u ndërtua me gjashtë vrima, pas 1600- tës ai u ndërtua në tre pjesë dhe me celësa. Flauti cilindrik “bohem’ që përdoret sot ka rreth 13 vrima që kontrollohen nga një sistem celësash.
      
Korni anglez
Korni anglez është pjesë e familjes së obojes. Ai ndryshe quhet dhe oboja alto. Në përgjithësi ka të njëjtën pamje si oboja dhe në përgjithësi luan obojen e tretë në një orkestër.

Historia 
Gjurmët e kornit të parë anglez janë rreth shekullit të 17- të. Në fillim janë përdorur si oboje gjuetie deri kur J.S. Bach e përdori në një orkestër simfonike dhe e emërtoi “korni anglez”. Ai është përdorur dhe nga kompozitorë të njohur si Hector Berlioz, Peter Ilich Tchaikovsky dhe Richard Wagner.


Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela