Shkallët
Shkallët
Kemi disa lloje shkallësh, shkallë maxhore dhe shkallë minore.
Shkalla maxhore ka tetë nota ose tetë grade. Shkallë është renditja e njëpasnjëshme e tetë notave nga gradi i parë në gradin e tetë. Më poshtë kemi shkallën do+ që është shkalla që nuk ka asnjë shenjë në armaturë, gjysmatonet janë në gradet 3- 4 dhe 7- 8 në notat mi- fa dhe si- do.
Shkallët minore i kemi në tre forma, natyral, harmonik dhe melodik.
Më poshtë kemi shëmbullin e shkallës do- që ka relativë shkallën mib+, në rastin e mëposhtëm bemolat nuk janë vendosur në armaturë po gjatë rrugës. Gjysmatonet janë në gradët 2- 3 dhe 5- 6.
Shkalla minore harmonike si pasojë e ngritjes së gradit të shtatë na formohen tre gjysmatone në gradët 2- 3, 5- 6 dhe 7- 8 dhe midis gradit të 6 dhe të 7- të na formohet një ton e gjysëm.
Shkalla minore melodike si pasojë e ngritjes së gradit të gjashtë dhe të shtatë të ngritur gjysem toni, ka dy gjysmatone në gradet 2- 3 dhe 7- 8, në ngjitje, ndërsa në zbritje ajo kthehet me dy gjysmatone ashtu si shkalla minore natyrale.
Më poshte kemi shëmbullin e një shkalle kromatike në ngjitje dhe në zbritje.
Më poshtë kemi shkallën tonale, që përbehet nga 5 ton.
Shkalla pentatonike është një shkallë që ka një tingëllim të vecantë ajo përbëhet nga 3 tonë dhe midis gradit te 2- 3 na formohet një ton e gjysëm.
Një grup tjetër notash që na formon një shkallë është dhe ekzekutimi i njëpasnjeshem i tasteve të zeza të pianos.
Comments
Post a Comment