Violina
Violina
Violina mund të jetë instrumenti i parë i orkestrës. Violina i përket familjes së instrumenteve të harqeve së bashku me violën, violoncelin dhe kontrabasin. Ajo përbëhet nga disa pjesë. Violina krijohet nga bashkimi i trupit të saj me bishtin në të cilin është e vendosur tastiera. Përbëhet nga 4 tela të vendosur në nje urë. Tingulli që nxjerr violina krijohet nga rrëshkitja e harkut mbi tela, e kordinuar me lëvizjen e gishtave të dorës së majtë. Ajo është nje instrument shumë i rëndësishem si për të ekzekutuar figura të vështira por dhe për ekzekutimin e melodive lirike. Përdorën disa teknika të ekzekutimint në violinë: pizzicato, glissando, legato etj.
Historia:
Gjurmët e para të instrumetntit të violinës janë gjendur në Itali përpara vitit 1500. Në atë kohë ishin në qarkullim dhe dy instumente të tjera me tela. Forma e plotë në të cilën e kemi dhe sot u përcaktua gjatë shekullit të 17 dhe 18- të nga artistët e famshëm, Antonio Stradivari, Guisepe Guarnieri dhe Jacob Stainer. Fillimisht violinistët i përkisnin shtresave të ulëta të shoqerisë. Vetëm në kohën e mbretit Luigji XIII, pasi u ekzekutua pjesa e Monteverdit nga 24 violinistë, instrumenti i violinës fitoi një status tjetër. Përgjatë periudhës së stilit barok, shumë kompozitorë si Antonio Vivaldi, Johann Sebastian Bach dhe Georg Philip Teleman kompozuan për këtë instrument. Për violinë u kompozuan koncerte solo, koncerte për violine dhe orkester, sonata, suita. Më vonë violina u përcaktua si një instrument i rëndesishëm në orkestër
Comments
Post a Comment