Oboja, klarineta
Oboja
Oboja është instrumenti kryesor i asaj që quhet familja e obojes, ajo ka një shtrirje prej tre oktavash dhe është shumë e vështire të luhet. Vështirësi për instrumentistin është frymemarrja dhe për këtë arsye mësohen disa teknika të vecanta të frymëmarrjes.
Historia:
Oboja u shpik në shekullin e 17- të nga Jean Hotteterre dhe Michael Pholidor, dy muzikantë francezë. Por në shekullin e 18- të shumë orkestra e pranuan si instrument duke parë tingullin e vecantë dhe melodioz. Shumë kompozitorë kanë shkruar pjesë solo për oboje, ndër të cilet George Frideric Handel, Joseph Haydn, Wolfgang Amadeus Motzart dhe Ludwig van Beethoven.
Klarineta
Klarineta është një pjëstar i familjes së instrumenteve të frymes (isntrumentinit, veglat e drurit). Ajo mund të krijojë tinguj vibrantë, të plotë dhe kumbues. Kemi shumë lloje klarinetash, po ajo më e përdorshmja është klarineta në si bemol.
Historia:
Klarineta u krijua nga Johann Cristoph Denner një prodhues gjerman i flautit. Kishte një formë të thjeshtë në krahasim me klarinetën e sotme. Pas vitit 1840 ajo pësoi disa modifikime. Ne 1780 filloi të përdorej në orkester. Punët e para për klarinetë të dy kompozitoreve të njohur janë një uverture për dy klarineta dhe nje korno nga George Frideric Handel dhe nje koncert per klarinetë nga Wolfgang Amadeus Mozart.
Comments
Post a Comment