Posts

Vlerësimi në arsim

Image
Vleresimi 1 Vlerësimi duhet të jetë i paanshëm, në drejtim të gjinisë, racës, gjuhës, rrethanave ekonomike shoqërore, transparent, nxënlsi duhet të njihet me metodat e vlerësimit. Vlerësimi është i vlefshëm në të treguarin e vlerave të nxënlsve në procesin e të nxënit, vlerësimi i të nxënit percakton arritjet e një detyre, kapitulli, viti shkollor. Vlerësimi është diagnostikues, formues, vlerësim i bazuar në qëllime, në vendime, vlerësim përmbledhës. 2 Fazat e vlerësimit, kuptimi i problemit, planifikimi i vlerësimit, grumbullimi i të dhënave. Si zgjidhen instrumentet e vlerësimit? Merren informacione, raportohen ato, analizohen të dhënat, raportohen rezultatet e vlerësimit, jepen rekomandime. 3. Rregjistri është dokument shtetëror shumë i rëndësishëm. Në rregjistër janë emrat e nxënësve, vlerësimet e vazhdueshme që duhet të jenë jo më pak se 3 nota për çdo tremujor si dhe vlerësimet me tre kolona vv, vt, vp, vlerësim i vazhduar, vlerësim me test, vlerësim përfundimtar. Vlerësimi i 3- ...

Si veprin muzika

Image
Si vepron muzika. Tonaliteti është qendra gravidacionale mbi një notë të caktuar, dallimet ndër modet maxhore e minore, lajtmotivi muzikor, përsëritës, përsëritja finale kanë impakt të fuqishëm, ritme të dallueshme, harmonia, timbri janë karakteristikat e duhura që një film të jetë i sukseshëm. Konvencionet muzikore varen nga përdorini i instrumenteve, ato krijojnë larmi emocionale. Morrikone është shembull i përmbysjes së konvcioneve, ai ka përdorur tonalitete minore për të treguar fuqinë apo forcën (ndërkohë që zakonisht kje realizohet në tonalitete maxhore) dhe tonalitetet maxhore për të treguar delikatesë apo melankoni. Muzika është pjesë e procesit filmik, narrativ, muzika varet nga imazhi që përcjell ky film. Imazhi mbart mesazhin ndërsa muzika e përforcon atë, së bashku me skenografinë, fotografinë, montazhin, dialogun dhe tingullin e ambjentit ku zhvillohet ngjarja janë nje set i paracaktuar mirë në një film. Muzika e filmit prodhon emocionin,  ajo e fut publikun në marrdhë...

Muzika e filmit

Image
Muzika është një mënyrë mjaft e mirë për të përshkruar emocione nëpërmjet tingujve dhe më mirë se çdo gjë e bën këtë në fushën e kinematografisë. Domosdoshmëria e zërit në fillimet e kinemasë ka ecur në rrugë të pashtruara dhe eksperimentale që hap pas hapi ka dhënë rezultatet dhe standartet që kemi sot. Nuk mund të mendohet një film pa një ilustrim muzikor jo vetëm klasik por modern, popular, folkloristik mbështetur në traditat muzikore në mbarë botën nga Europa në Azi dhe nga Amerika në Rusi, në Afrikë dhe Australi. Me zhvillimet e reja të teknologjisë dhe në fushën e muzikës së filmit kemi ndryshime të mëdha në futjen e teknologjisë digjitale, përmirësimin e standarteve të kompozimit, incizimit, përdorimit të sintetizatorëve, muzikës tonale, atonale, eksperimentale etj. Në asnjë medium tjetër nuk mund të gjesh të ndërthurur kaq shumë elementë plotësues si në një film. Autorja ka prekur një pjesë të mirë të zhvillimeve kinematografike duke u bazuar kryesisht tek muzika e ...

Koha 2/4 dhe 3/4

Image
2/ 4 si vlerë  ritmike është e përbërë nga 2 nota me vlerë 1\4+ 1\4, ose një pushim 2\4. Vlera ritmike 3/4 Ajo ka vlerën 3/4 ajo ndahet në tre pjesë të barabarta 1+ 1+ 1. Pra e thënë ndryshe 3/4= 1/4+ 1/4+ 1/4 ose 3/4= 2/4+ 1/4. Vlera ritmike 3/4 përkon me kohën 3/4, kanë të njëjtën vlerë dhe ndahen njësoj në pjesë të barabarta ose jo. Plotëso me notat dhe 3\4=1\4+ 1\4+1\4 ++

Muzika

Image
Muzika që prej shekujsh ka qënë bashkëudhëtare e  zhvillimit njerëzor dhe sot ka arritur në standarte të reja në të gjitha drejtimet. Njëra prej temave për të cilat ia vlen të flasësh  është “Teoria e muzikës” e cila merret me studimin dhe me  përcaktimin e saktë të vlerave ritmike, përkufizimeve muzikore  si dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me muzikën. Në këtë libër do  të gjeni një përmbledhje shumë të saktë dhe të detajuar për  gjithë shenjat muzikore, shkallët, intervalet, akordet të ilustruara  me shembuj të thjeshtë.  Eshtë shumë e vërtetë që të kuptohet se muzika ka dy  elementë bazë shumë të rëndësishëm të cilët janë ritmi dhe  melodia. Të dyja kanë një rëndësi shumë të madhe prandaj në kapitullin që flet për të veçantat dhe karakteristikat e ritmit dhe  melodisë është treguar me hollësi ushtrimi, rëndësia e ushtrimit  individual të nxënësve. Teoria e solfezhit ka një rëndësi të vecantë për formimin  profesional t...

Zeqirja Bllata

Zeqirja Ballata  (23 prill 1943, Gjakovë) është kompozitor dhe akademik. Mësimet i bëri në Prizren dhe në Lubjanë, ku pati mundësi të mëdha t'i zgjerojë dituritë muzikore. Krahas kësaj, ai ka pasur specializime në disa qendra të Italisë. Eshtë ndër kompozitorët që ka veprimtari të gjerë dhe të shumëllojshme muzikoreme një punë krijuese 40- vjetcare. Gjuha muzikore e Zeqirja Ballatës është bashkëkohore dhe e veçantë. Edhe pse në kompozimet e tij ka elemente të muzikës popullore shqiptare ato nuk vërehen aq lehtë, ngase i pëpunon dhe i ndryshon ato. Nga veprimtaria e tij e pasur do të përmendim disa nga më të rëndësishmet:"Epitafi N" për recitues dhe për ansambël,"Bilnili" për flaut e piano, "Luftëtari", Nëna Terza"  këngë solo, "Jehona nga Bjeshkët e Nëmuna" për piano, "Suitë për flaut dhe harpë", "Një si baladë" për kitarë, "Kënga shkodrane" për fizarmonikë dhe piano, "Kaprico simfonike", ...

Rafet Rudi

Image
Rafet Rudi u lind në Mitrovicë më 1949. Studimet i kreu pranë Akademisë së Muzikës në Beograd. Diplomohet në degën e Dirigjimit ( 1973) dhe në degën e Kompozimit (l974). Studimet pasuniversitare (magjistraturën)i mbaroi në Sarajevë, në Konzervatorin Nacional të Parisit në klasën e kompozitorit Claude Ballif. Në periudhën 1980 -1987 ishte dirigjent i Korit profesional të Radiotelevizionit të Prishtinës. Merret dhe me publicistikë me mbi 300 shkrime të ndryshme (eseistikë, reçensione, kritikë etj.). Aktualisht është Profesor në Akademinë e Muzikës në Prishtinë, zhvillon lëndën e ‘Formave të muzikës’ dhe ‘Kompozicionin’. Është udhëheqës i Qendrës Kosovare për Muzikën e Re dhe Drejtor i Festivalit Internacional të Muzikës së Re - REMUSICA. Rudi është laureat i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve (Çmimi i dhjetorit të Kosovës për krijimtari),1983. Çmimi i Festivalit Internacional BEMUS, 1974. Çmimi vjetor i SHKK për vitin 1982) etj. Veprat kryesore: një simfoni, Ko...