Posts

Intervistë me dirigjenten Marjana Xoxa

Image
Nga diskutimi me dirigjenten mësuese Marjana Xoxa hapat e parë të punës që bën dirigjenti me nxënësit në një kor në shkolla është prova e vokalit  të gjithsecilit, dikush që nuk ka vesh eleminohet me kalimin e kohës por dhe një vesh mesatar edukohet duke punuar me njëri- tjetrin, do të vendosë intonacionin, anën ritmike. Pasi përzgjedh korin, dirigjenti fillon punë me vokalicat, vendosjen e diafragmës, dirigjenti i vendos të gjitha ashtu siç duhet. Mendoj që të këndohet me nota në kor pasi janë të gjithë profesionistë dhe i ndihmon në intonacion, më pas fillon puna për vendosjen e fjalëve. Komunikimi, marrëdhënia e dirigjentit duhet të jenë fantastike, jo të gjithë dirigjentët e kanë këtë prirje. Neve duhet të vlerësojmë edhe nivelin mesatar dhe të mirin me të njëjtën mënyrë komunikimi, dirigjenti duhet të ketë një komunikim special, nëse ska një komunikim atëherë do të ketë probleme.    Për punimin me repertorin do të ishte mirë që shkollat artistike të reali...

Zef Çoba - intervistë

Image
I Intervistë me dirigjentin prof. Zef Çoba në lidhje me edukimin nëpërmjet asamblit koral- instrumental në shkollat me drejtim të orientuar artistik (shkollat e muzikës) Pyetje: Si e organizon një dirigjent punën në kor? Përgjigje: Pedagogu që merr përsiper këtë detyrë, duhet të zotërojë njohuri të mira profesionale mbi korin.  Normalisht një shkollë e mirëfilltë artistike, duhet të zhvillojë edhe lëndën e Këndimit Koral.  Në bashkëpunim me drejtuesit e departamenteve dhe kolegët, njihet me nxënësit që do të frekuentojnë korin. Duhet përgatitur një ambient i përshtatshëm për të zhvilluar provat. Sipas grup moshave dhe karakteristikeve vokale, bën ndarjen e zërave. Një pianist shoqërues (koncertmaester) duhet në dispozicion. Repertori duhet zgjedhur me kujdes në vartësi të aftësive vokale të nxënësve dhe përmbajtjes artistike. Në çdo seancë nuk duhet filluar mësimi i pjesëve pa bërë ngrohjen dhe përgatitjen vokale me ushtrimet përkatëse.  Në çdo seancë për...

Vlerësimi në arsim

Image
Vleresimi 1 Vlerësimi duhet të jetë i paanshëm, në drejtim të gjinisë, racës, gjuhës, rrethanave ekonomike shoqërore, transparent, nxënlsi duhet të njihet me metodat e vlerësimit. Vlerësimi është i vlefshëm në të treguarin e vlerave të nxënlsve në procesin e të nxënit, vlerësimi i të nxënit percakton arritjet e një detyre, kapitulli, viti shkollor. Vlerësimi është diagnostikues, formues, vlerësim i bazuar në qëllime, në vendime, vlerësim përmbledhës. 2 Fazat e vlerësimit, kuptimi i problemit, planifikimi i vlerësimit, grumbullimi i të dhënave. Si zgjidhen instrumentet e vlerësimit? Merren informacione, raportohen ato, analizohen të dhënat, raportohen rezultatet e vlerësimit, jepen rekomandime. 3. Rregjistri është dokument shtetëror shumë i rëndësishëm. Në rregjistër janë emrat e nxënësve, vlerësimet e vazhdueshme që duhet të jenë jo më pak se 3 nota për çdo tremujor si dhe vlerësimet me tre kolona vv, vt, vp, vlerësim i vazhduar, vlerësim me test, vlerësim përfundimtar. Vlerësimi i 3- ...

Si veprin muzika

Image
Si vepron muzika. Tonaliteti është qendra gravidacionale mbi një notë të caktuar, dallimet ndër modet maxhore e minore, lajtmotivi muzikor, përsëritës, përsëritja finale kanë impakt të fuqishëm, ritme të dallueshme, harmonia, timbri janë karakteristikat e duhura që një film të jetë i sukseshëm. Konvencionet muzikore varen nga përdorini i instrumenteve, ato krijojnë larmi emocionale. Morrikone është shembull i përmbysjes së konvcioneve, ai ka përdorur tonalitete minore për të treguar fuqinë apo forcën (ndërkohë që zakonisht kje realizohet në tonalitete maxhore) dhe tonalitetet maxhore për të treguar delikatesë apo melankoni. Muzika është pjesë e procesit filmik, narrativ, muzika varet nga imazhi që përcjell ky film. Imazhi mbart mesazhin ndërsa muzika e përforcon atë, së bashku me skenografinë, fotografinë, montazhin, dialogun dhe tingullin e ambjentit ku zhvillohet ngjarja janë nje set i paracaktuar mirë në një film. Muzika e filmit prodhon emocionin,  ajo e fut publikun në marrdhë...

Muzika e filmit

Image
Muzika është një mënyrë mjaft e mirë për të përshkruar emocione nëpërmjet tingujve dhe më mirë se çdo gjë e bën këtë në fushën e kinematografisë. Domosdoshmëria e zërit në fillimet e kinemasë ka ecur në rrugë të pashtruara dhe eksperimentale që hap pas hapi ka dhënë rezultatet dhe standartet që kemi sot. Nuk mund të mendohet një film pa një ilustrim muzikor jo vetëm klasik por modern, popular, folkloristik mbështetur në traditat muzikore në mbarë botën nga Europa në Azi dhe nga Amerika në Rusi, në Afrikë dhe Australi. Me zhvillimet e reja të teknologjisë dhe në fushën e muzikës së filmit kemi ndryshime të mëdha në futjen e teknologjisë digjitale, përmirësimin e standarteve të kompozimit, incizimit, përdorimit të sintetizatorëve, muzikës tonale, atonale, eksperimentale etj. Në asnjë medium tjetër nuk mund të gjesh të ndërthurur kaq shumë elementë plotësues si në një film. Autorja ka prekur një pjesë të mirë të zhvillimeve kinematografike duke u bazuar kryesisht tek muzika e ...

Koha 2/4 dhe 3/4

Image
2/ 4 si vlerë  ritmike është e përbërë nga 2 nota me vlerë 1\4+ 1\4, ose një pushim 2\4. Vlera ritmike 3/4 Ajo ka vlerën 3/4 ajo ndahet në tre pjesë të barabarta 1+ 1+ 1. Pra e thënë ndryshe 3/4= 1/4+ 1/4+ 1/4 ose 3/4= 2/4+ 1/4. Vlera ritmike 3/4 përkon me kohën 3/4, kanë të njëjtën vlerë dhe ndahen njësoj në pjesë të barabarta ose jo. Plotëso me notat dhe 3\4=1\4+ 1\4+1\4 ++

Muzika

Image
Muzika që prej shekujsh ka qënë bashkëudhëtare e  zhvillimit njerëzor dhe sot ka arritur në standarte të reja në të gjitha drejtimet. Njëra prej temave për të cilat ia vlen të flasësh  është “Teoria e muzikës” e cila merret me studimin dhe me  përcaktimin e saktë të vlerave ritmike, përkufizimeve muzikore  si dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me muzikën. Në këtë libër do  të gjeni një përmbledhje shumë të saktë dhe të detajuar për  gjithë shenjat muzikore, shkallët, intervalet, akordet të ilustruara  me shembuj të thjeshtë.  Eshtë shumë e vërtetë që të kuptohet se muzika ka dy  elementë bazë shumë të rëndësishëm të cilët janë ritmi dhe  melodia. Të dyja kanë një rëndësi shumë të madhe prandaj në kapitullin që flet për të veçantat dhe karakteristikat e ritmit dhe  melodisë është treguar me hollësi ushtrimi, rëndësia e ushtrimit  individual të nxënësve. Teoria e solfezhit ka një rëndësi të vecantë për formimin  profesional t...