Posts

Showing posts from November, 2021

Muzika të bën aktiv

Image
·        Muzika është aktive në lidhje me veprimin shoqëror, emocional dhe njohës. Nëpërmjet muzikës mund të njohim historinë atë të treguar apo të dokumentuar. Studimi i saj është në funksion të njohjes dhe përfaqsimit social në periudha të ndryshme historike, ndikimet që ka patur nga pushtimet, zhvendosjet e popullsive, asimilimin dhe përshtatshmërinë e grupeve shoqërore me realitetet e reja [1] . Gjallëria që sjellin aktivitetet artistike në qytete të mëdha dhe mungesa e saj në vende më të largrëta jep të dhëna interesante për jetën sociale të banorëve. Sociologjia ka trajtuar dhe historinë e muzikës, shijet muzikore, përjashtimin apo përfaqsimin social. Gjino. A [1]https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw http://www.vasiltole.com/Albanian/Folklor/FolkCh6-AL.html

Vlerat e talentit muzikor

Image
·        Fokusi tek vlerat e rritjes së një talenti në muzikë dhe muzika si fillim i një rrugëtimi emocional, shpirtëror, ushtrimor, produktiv dhe ndikues. Të rrisësh një talent është një punë e vështirë. Pas tij ka shumë punë, shumë studim dhe formim profesional dhe jo vetëm. Kontributi i shoqërisë në ndihmë të talenteve në fushën e muzikës garantohet nga institucione të specializuara që tregohen të kujdesshme në formimin e tyre. Ky investim  rikthehet përsëri nëpërmjet veprave muzikore që përfton publiku nga krijimtaria apo interpretimet mbreslënëse të mbështetura në traditë.    Gjino. A https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Statusi muzikor

Image
Muzika dhe statusi i saj në marrdhënie me dëgjuesit filluon nga fëmijëria e hershme dhe përgjatë gjithë jetës. Gjuha dhe komunikimi është një kompetencë që mësohet sot në shkolla [1] . Njohja dhe interpretimi është një vlerë e madhe në drejtim të krijimit të personalitetit jo vetëm të një njeriu por dhe të një shoqërie. Gjuha muzikore ndihmon në kreativitetin, interpretimin, njohjen e kulturës, historisë, arteve dhe në veçanti përzgjedhjes së gjinive muzikore që mund të pëlqejnë të dëgjosh. Ky është një proces që zgjat gjithë jetën edhe në rastin kur individi nuk është i talentuar në lojën muzikore ai mund të jetë një dëgjues mjaft i mirë dhe njohës i vlerave që mbart muzika e transme Gjino. A https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw [1] https://ascap.edu.al/wp-content/uploads/2018/09/Muzike-Shkalla-1-2.pdf

Muzika në shoqëri

Image
·        Muzika në shoqëri nuk duhet parë e ndarë nga struktura sociale e cila shpreh një mendim, emocion, shqetësim nëpërmjet melodisë apo gjinive të tjera muzikore. [1] . Një këngë shumë e njohur dhe që vazhdon të dëgjohet ende është “Bela ciao” [2] , ajo u krijua në 1943 dhe u bë himni antifashist i rezistencës italiane dhe simbol luftës për liri. Shumë këngë që janë bërë të famshme kanë bashkëshoqëruar jo vetëm komunitete të vogla por edhe kombe të mëdha.   Muzika është një forcë e madhe lëvizëse e shoqërisë me vlera estetiko- emocionale.  Gjino. A https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw [1] Tia DeNora “Music sociology” [2] https://en.wikipedia.org/wiki/Bella_ciao

Përfitimet e edukimit muzikor

Image
·        Shumë faktorë interesantë që ndikojnë drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë në ushqimin shqirtëror nëpërmjet muzikës kanë ndikim jo vetëm në shëndetin emocional por dhe në grupime më të mëdha shoqërore në kultura të ndryshme. Studimet sociologjike ndërthurin disiplina të ndryshme duke siguruar një fokus më të madh në çështje komplekse si për shembull lidhjen e muzikës me veprimin shoqëror, emocional dhe njohës. Gjino. Ahttps://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw  

Sociologjia dhe muzika

Image
·        Sociomuzikologjia është e ngjashme me etnomuzikologjinë në drejtim të eksplorimit të përmbajtjes social~kulturore të muzikës. Ata që merren me studimin e efekteve të muzikës në një pjesë të popullsisë apo të një kombi përdorin metoda të ndryshme kërkimore në të cilat bëjnë pjesë: sjella e të vëzhguarve që dëgjojnë një lloj të caktuar muzike, përdorin sondazhe ku  bëjnë pjesë edhe të dhënat ekonomike, përqëndrohen në praktikat muzikore të shoqërive të zhvilluara dhe si ndikojnë ato në shoqëritë me pak të zhvilluara (ekonomikisht) [1] . Në këto shoqëri muzika është ende në fazën e kalimit nga brezi në brez dhe kemi të bëjmë vetëm me interpretimin dhe ruajtjen e saj.  Gjino. A https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw [1] https://en.wikipedia.org/wiki/Sociomusicolog

Ruajtja e vlerave të muzikës

Image
Zhvillimet e sotme në përshtatje të shoqërisë duke afruar muzikën më pranë komuniteteve të caktuara. Në vende të botës së tretë ka zhvillime të ndryshme kulturore nëpërmjet të cilave ndikimi i muzikës studiohet nga sociologet për të kuptuar me mirë fenomene të ndryshme të ndikimit shoqëror. Në vendet në zhvillim kemi një panoramë tjetër të komunikimit nëpërmjet muzikës ku shtresa të ndryshme të popullsisë mund të edukohen në institucione të  sapokrijuara apo në mënyrën tradicionale brez pas brezi. Edukimi muzikor ka qasje të ndryshme në shoqëri të ndryshme. Në shoqeritë e prapambetura ku akoma nuk ekzistojnë shtete apo organizma drejtuese ky edukim nuk mungon. Zëvendësimi i sistemeve të edukimit në shoqeritë e pazhvilluara, ku mungojnë institucionet është bërë kryesisht nga njerëzit në fise apo kumunitete të caktuara në forma të ndryshme, si për shembull nëpërmjet mësimit të këngëve apo valleve tradicionale të kaluara nga brezi në brez. Kjo i prëket pasurisë shpirtërore të këtyre popuj

Muzika dhe rrjetet sociale

Image
·        Rrjetet sociale kanë një zhillim të madh sot, përhapja e muzikës nëpërmjet gjinisë më të njohur këngës është shumë e shpejtë. Shumë këngëtarë kanë kanalet e tyre në you tube, faqe facebook, instagram, spotify nëpërmjet të cilave bëhet shpërndarja e materialeve muzikore në të gjithë botën në kohë reale. Edhe pse perhapja është kaq shembullore aksesi nuk është kudo i mundur. Për rreth 2 miliard banorë të botës ende muzika vetëm mund të dëgjohet në radio ose të shikohet në televizion me orare të caktuara në mënyrë kolektive. Në disa vende qeveritë kontrollojnë internetin, rrjetet sociale (Kore e Veriut, Kinë) muzika, filmat mund të futen ilegalisht nëpërmjet kasetave. Muzika me apo pa rrjete sociale ka depërtuar në çdo celulë të shoqërisë qoftë e zhvilluar apo jo.   Gjino. Ahttps://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Muzika e masave

Image
·        Muzika e masave ka kaluar në shumë drejtime sfidat dhe parashikimet e sociologëve dhe nëndegëve të saj. Kur përhapja dhe ndikimi i një melodie apo kënge ka qenë i menjëhershëm studiuesit kanë kërkuar përgjigjje për suksesin e saj. Këngëtarët të cilët janë bërë të famshëm menjëherë dhe kanë krijuar një popullaritet të madh janë ndihmuar dhe nga realiteti social në të cilin ka qenë shoqëria (Adriano Celentano “Il ragazzo della via Gluck”) [1] . Në disa raste edhe dj  kanë tejkaluar pritshmëritë e publikut. Në shumë raste dj të njohur janë shndërruar në producentë (prodhues, sponsorë, kompozitorë) ata janë njohës të mirë të shijeve të publikut. Gjino. A https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw [1] https://en.wikipedia.org/wiki/Il_ragazzo_della_via_Gluck

Muzika e së ardhmes

Image
·        Muzika e së ardhmes mund të vijë në formë digjitale ose nëpërmjet inteligjencës artificiale. Secili prej dëgjuesve mund ta ndryshojë atë sipas dëshirës apo shijes nëse ajo është në format të përpunueshëm nga kompjuteri. Muzika mund të përhapet- ngarkohet (upload) me shpejtësi në rrjete private ose publike dhe mund të bëhet e njohur dhe e pëlqyer për publikun menjëherë. Dixhitalizimi i muzikës mund të bëhet dhe nëpërmjet algoritmeve të paracaktuara (muzika eksperimentale e gjysmës së dytë të shekullit XX), masterizimi përfundimtar i saj gjithashtu bëhet nga inxhinierët e zërit që e zhvillojnë (ndryshojnë, rregullojnë, përforcojnë) atë si tingull fizik. Programe kompjuterike edhe sot mund të arrijnë nëpërmjet teknologjisë që të shndërrojnë një fjalim në një melodi në një këngë me ritëm dhe instrumente, gjithë kjo për ti pëlqyer më shumë dëgjuesit.   Gjino. A https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Multimedia

Image
·        Multimedia, gjithçka që ka një përmbajtje audio- vizuale mund të shpërndahet nëpërmjet rrjeteve që cilësuam më sipër si dhe mund të transmetohet në  televizione direkt ose më pas. Aktivitete të tilla mund të jenë koncerte direkt në sheshe apo në skena të muzikës pop, hip- hop, klasike, folklorike etj. Filmi vazhdon të mbetet një format që ka ndikim të madh jo vetëm vizual tek publiku por dhe kolona e tij zanore. Arti i aplikuar i cili ndërthur gjini të ndryshme të artit viziv, figurativ dhe muzikës ndikon në perceptimin e të ardhmes në art. Gjino. A https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Muzika moderne

Image
·        Muzika moderne, shpesh herë e quajtur muzikë eksperimentale, atonale etj është në një rrugëtim për shtigje të reja të krijim- interpretimit të muzikës. Ndonjëherë e cilësuar si muzikë eksperimentale ajo gjen instrumente (kryesisht digjitale, apo tinguj të krijuar artificialisht) për të realizuar gjini të reja muzikore të panjohura më parë (eksperimente me çerektonin edhe pjesë më të vogla se kaq). Muzika e masave “pop music” (popular music, bluz, jazz etj.) bashkë me rryma të tjera muzikore vazhdon të jetë ende në tregun global me një ndikim të madh në publik.                   Gjino. A     https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Ndikimi i muzikës në shoqëri

Image
·        Ndikimi i muzikës në shoqëri të ndryshme duke filluar nga lashtësia ka qenë i madh. Në të gjitha shoqëritë dhe kulturat e ndryshme të botës që prej lashtësisë e deri në ditët e sotme muzika ka qenë një bashkëshoqëruese e rëndësishme. Ajo ka një rol shumë pozitiv dhe kjo është një arsye e fortë për ta percepruar si gjënë më të rëndësishme në shoqëri. Muzika që i ka rezistuar më gjatë kohës është ajo klasike. Teknologjia na e transformon atë edhe në sinjale perfekte digjitale që tregon harmoninë e përsorur. Kjo muzikë edhe pse ka më shumë se tre shekuj që është krijuar vazhdon të ndikojë në pjesë të ndryshme të grupeve shoqërore në mbarë botën. [1] [i]   Luhet nga orkestra profesioniste të cilat detyrimisht duhet të kenë një formim shumë të mirë muzikor, teknik dhe interpretariv. Ajo ka qenë objekt i vazhdueshëm studimi për ta njohur më mirë dhe për të evidentuar efektet që ka në publik. Shkrimi muzikor është unifikuar dhe përsorur, interpretimi muzikor ka arritu

Vlerat e notave, kohët

Image

Shkalla

Image

Shkalla kromatike

Image

Rrethi i kuintave

Image

Igor Fyodorovich Stravinsky

Image
Igor Fyodorovich Stravinsky (5 Qershor 1882- 6 Prill 1971)  Komporitor rus një nga kompozitorët më të rëndësishëm dhe me ndikim të shekullit të 20-të. Karriera kompozicionale e Stravinsky ka karakteristikë larminë stilistike. Ai arriti për herë të parë famën ndërkombëtare me tre baletet ‘The Firebird’ (1910), ‘Petrushka’ (1911) dhe ‘The Rite of Spring’ (1913). Stravinsky është quajtur dhe si revolucionar në muzikë dhe themeloi një rrymë që në vitet 1920 u quajt neoklasicizëm.  Në punët e tij në këtë periudhë ai ka përdorur forma muzikore tradicionale (koncerto grosso, fuga dhe simfoni), duke u mbështetur në stilet e hershme, veçanërisht nga shekulli i 18-të.  Periudha ruse e Stravinskit, filloi me kompozime në kujdesin e Nikolai Rimsky-Korsakov. Kjo periudhë përfshin veprat orkestrale si Simfonia në E ♭ major (1907), ‘Faun dhe Shepherdess’ (për mezzo-sopranon dhe orkestrën; (1907), ‘Scherzo fantastique’ (1908), dhe ‘Feu d'artifice’ (1908/9).  Baleti i dytë i Stravinsky ‘Petrushka’

Jean Sibelius

Image
Muzika finlandeze në gjysmën e parë të shekullit XX.Roli i tij në muzikën romantike. Franz Jean Sibelius  (8 dhjetor 1865- 20 shtator 1957) Kompozitor dhe violinist finlandez i periudhës romantike dhe fillimit të periudhës moderne.  Ai njihet gjerësisht si kompozitori më i madh i vendit të tij dhe, përmes muzikës shpesh vlerësohet se ka ndihmuar Finlandën të zhvillojë një identitet kombëtar gjatë luftës për pavarësi nga Rusia. Shtatë simfonitë e tij janë vepra janë shumë të njohura.       Kompozicionet e tjera të tij më të njohura janë ‘Finlandia’, ‘Karelia Suite’, ‘Valse triste’, simfonia korale ‘Kullervo’. Punime të tjera përfshijnë pjesë të frymëzuara nga natyra, mitologjia nordike dhe epika kombëtare finlandeze, ‘Kalevala’, mbi njëqind këngë për këngëtar dhe piano, opera ‘Jungfrun i tornet’ (The Maiden in the Tower), muzikë dhome , muzikë për piano, etj.

Fjalor muzikor

Image
Fjalor muzikor: Aeolean – Eshtë një shkallë shtatë notëshe. Anacrusis - Një masë e paplotësuar ne fillimin e pjesës muzikore, e cila plotësohet në fund të pjesës.     Alberti Bass- Esht ë quajtur linja e basit e ilustruar pak m ë posht ë ku ekzekutimi i notave t ë akordit vjen sipas m ë nyr ë s posht ë - lart – n ë mes – lart.   Celesi i Altit : Është çelësi që vendoset në vijën e mesit të pentagramit.   Akord - Ekzekutimi i menjëhershëm i dy ose më shumë notave. Arpeggiation – Ekzekutimi i dy ose më shumë notave në mënyrë të vazhdueshme.   Articulations - Simbolet e vendosura mbi not ë q ë tregojn ë koh ë zgjatjen apo forc ë n me t ë cil ë n ekzekutohet nota. K ë tu hyjn ë theksi - goditje e fort ë . Stakato - ekzekutimi i gjysm ë s s ë not ë s me goditje. Legato - ekzekutimi i notave t ë lidhura pa goditje Barok (Baroque) – Periudha muzikore q ë p ë rmbledh vitet 1600 - 1750. Muzikant ë t m ë t ë njohur jan ë   Bach, Hand