Ndikimi i muzikës në shoqëri
· Ndikimi i muzikës në shoqëri të ndryshme duke
filluar nga lashtësia ka qenë i madh. Në të gjitha shoqëritë dhe kulturat e
ndryshme të botës që prej lashtësisë e deri në ditët e sotme muzika ka qenë një
bashkëshoqëruese e rëndësishme. Ajo ka një rol shumë pozitiv dhe kjo është një
arsye e fortë për ta percepruar si gjënë më të rëndësishme në shoqëri. Muzika
që i ka rezistuar më gjatë kohës është ajo klasike. Teknologjia na e transformon
atë edhe në sinjale perfekte digjitale që tregon harmoninë e përsorur. Kjo
muzikë edhe pse ka më shumë se tre shekuj që është krijuar vazhdon të ndikojë
në pjesë të ndryshme të grupeve shoqërore në mbarë botën.[1][i] Luhet
nga orkestra profesioniste të cilat detyrimisht duhet të kenë një formim shumë
të mirë muzikor, teknik dhe interpretariv. Ajo ka qenë objekt i vazhdueshëm
studimi për ta njohur më mirë dhe për të evidentuar efektet që ka në publik. Shkrimi
muzikor është unifikuar dhe përsorur, interpretimi muzikor ka arritur nivele të
larta. Ky zhanër muzikor është marrë si pikë referimi për lindjen, zhvillimin
dhe ndërtimin e rrymave të reja, orkestrinave më të vogla dhe eksperimenteve me
tingullin në shekullin XX. “Himni europian” është një nga shëmbujt e ndikimit
të muzikes së Bethovenit në ditët e sotme. [2] Por njerëzit nuk dëgjojnë vetëm muzikë
klasike, zhanre të tjera muzikore që kanë lindur dhe janë ndikuar prej saj.
Pëgjate zhvillimeve historike në të cilat ka ecur shoqëria njerëzore muzika ka
dhënë shpresë, ka qenë shenjë e zhvillimeve kulturore, tradicionale dhe
shpirtërore.
· Në ritet pagane, fetare, gëzime, hidhërime, organizime, aktivitete sportive dhe luftra ajo është një bashkëshoqëruese e popujve dhe kulturave të ndryshme përgjatë shekujve, muzika ka tingëllime dhe karakteristika të ndryshme, luhet në grup ose solo. Ndikimi që përçon tek degjuesi vazhdon të jetë dhe sot shumëfunksional. Të kuptuarit e ndikimit të këngëve apo melodive të ndryshme dhe situatave shoqërore të cilat ato krijojnë vazhdon të krrijojë debate për shumë studiues. Ajo ndikon tek dëgjuesit në mënyra të ndryshme dhe ju krijon atyre gjendje shpirtërore të caktuara të cilat në raste të ndryshme në shoqëri të ndryshme, shkenca e sociologjisë është njëra prej disiplinave që e studion.
Gjino. A
https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw
Comments
Post a Comment