Ruajtja e vlerave të muzikës
Zhvillimet e sotme në përshtatje të shoqërisë duke
afruar muzikën më pranë komuniteteve të caktuara. Në vende të botës së tretë ka
zhvillime të ndryshme kulturore nëpërmjet të cilave ndikimi i muzikës studiohet
nga sociologet për të kuptuar me mirë fenomene të ndryshme të ndikimit shoqëror.
Në vendet në zhvillim kemi një panoramë tjetër të komunikimit nëpërmjet muzikës
ku shtresa të ndryshme të popullsisë mund të edukohen në institucione të sapokrijuara apo në mënyrën tradicionale brez
pas brezi. Edukimi muzikor ka qasje të ndryshme në shoqëri të ndryshme. Në
shoqeritë e prapambetura ku akoma nuk ekzistojnë shtete apo organizma drejtuese
ky edukim nuk mungon. Zëvendësimi i sistemeve të edukimit në shoqeritë e
pazhvilluara, ku mungojnë institucionet është bërë kryesisht nga njerëzit në fise
apo kumunitete të caktuara në forma të ndryshme, si për shembull nëpërmjet mësimit
të këngëve apo valleve tradicionale të kaluara nga brezi në brez. Kjo i prëket
pasurisë shpirtërore të këtyre popujve dhe sot mbrohet nga UNESCO.
Gjino. A
Comments
Post a Comment