Fjalor muzikor

Fjalor muzikor:

Aeolean – Eshtë një shkallë shtatë notëshe.


Anacrusis - Një masë e paplotësuar ne fillimin e pjesës muzikore, e cila plotësohet në fund të pjesës.  
 pickup
Alberti Bass- Eshtë quajtur linja e basit e ilustruar pak më poshtë ku ekzekutimi i notave të akordit vjen sipas mënyrës poshtë- lart – në mes – lart.

 

Celesi i Altit: Është çelësi që vendoset në vijën e mesit të pentagramit.
 


Akord- Ekzekutimi i menjëhershëm i dy ose më shumë notave.

Arpeggiation – Ekzekutimi i dy ose më shumë notave në mënyrë të vazhdueshme.
 


Articulations - Simbolet e vendosura mbi notë që tregojnë kohëzgjatjen apo forcën me të cilën ekzekutohet nota. Këtu hyjnë

theksi- goditje e fortë.

Stakato- ekzekutimi i gjysmës së notës me goditje.

Legato- ekzekutimi i notave të lidhura pa goditje

Barok (Baroque) – Periudha muzikore që përmbledh vitet 1600 - 1750. Muzikantët më të njohur janë  Bach, Handel, Schultz dhe Telemann.


Çelësi i basit ose i fa-së
.


 

Beat - Një interval kohe i rregullt që përdoret  për të matur për të ndarjet e  çdo mase. Gjithashtu ndihet zakonisht si një impuls i qëndrueshem. Ndryshe  themi lëvizjet brenda një kohe të caktuar.  

Kadencë - Një linjë, ekzekutimi solo i një instrumenti që mund të mos ekzekutohet plotësisht në ritmin e dhënë.


Korale - Një përbërje, zakonisht katër-zereshe, ku zakonisht dy zëra janë harmonike dhe dy të tjerë melodike.

Kthesë autentike –Kalimi T- D- T

Kthesë plagale- Kalimi T- S- T

Kthesë e plotë- T- S- D- T


Kromatik (Cromatic) – Shkalla kromatike përmbledh gjithë tastierën e pianos duke përfshire 12 nota, ndryshe ngritja e notave nga gjysëm toni.

Çelës - Çelës është një simbol që është vendosur në një pentagram për të treguar se çfarë emërtimesh kanë notat në varësi të celësit të përdorur.  


Close spacing -4-zera, SATB (Soprano, Alto, Tenor, Bas) akord në të cilin soprano dhe  tenori janë brenda një oktave.


Consonance – Shembujt janë për intervalet dizontante dhe consonante. Intervalet consonante janë intervale të pëlqyeshëm për veshin, intervalet dizonante janë cilesuar si të papëlqyeshëm.
 

Dissonant (I vrazhdë) - Një term relativ që ndryshe nga sa e thamë më lart do të thotë se frekuenca e dy ose më shumë notave nuk përshtaten me njëra- tjetrën.

Dominante – Gradi i pestë i shkallës. Nota e tretë e kuintakordit. Akordi i dominantës është një akord i rëndësishëm i harmonisë tonale.
Double flat (Dubel bemol) – Dubël bemoli e ul notën 1 ton.  
Double sharp
(Dubel diezis)- Dubël diezisi e ngre notën 1 ton.


Dinamika – Shenjat e ngjyrimit janë simbole që vendosen poshtë pentagramit ose në muzikën korale apo vokale lart pentagramit. Këto shenja na shërbejnë për të kuptuar se muzika ekzekutohet me zë të lartë apo të ulët.

 

Enharmonik – Quhen notat që kanë emra të ndryshëm po tingellim të njëjtë, G# ose Ab, mi# ose fa natyral.


Frekuenca – Mat vibrimet e tingullit në ajër.
Kjo është shprehur në herc (Hz). Frekuencat e larta janë dëgjuar si zera të lartë, dhe frekuencat e ulëta janë perceptuar si zëra të trashë. Gama e dëgjimit të njeriut është nga 20 hz deri ne 20.000 Hz. Frekuenca e Mesme e cilësuar si do-ja qendrore është 261,6 Hz.

Gjysem toni (
Half step)- Largësia më e vogël midis dy notave fqinjë.

 
 

Homofonik - Kur të gjithë zerat ekzekutojnë një pjesë të caktuar në të njëjtin ritëm. Përgjithësisht himnet dhe muzika kishtare.  


Progresion harmonik - Një seri akordesh që ndjek parimet dhe udhëzimet e përcaktuara më parë në praktikën e përditshme, zakonisht brenda një tonaliteti të caktuar. Në sistemin tonal, progresioni ndodh kur lëvizjet janë intervale si në vijim:
o Lart nga sekonda
o Poshtë nga terca
o Lart nga e kuarta (ose poshtë nga e kuinta)
o përveç gradëve V dhe VII, të cilët nuk do të zgjidhen në grad të III-të.


Regres harmonik - kur një rend i funksioneve të akordeve në kundërshtim me parimet që qeverisin progresionin harmonik. Regresionet përdoren rrallë në muzikë.

Harmoni - Një term i përgjithshëm që i referohet stimulimit kumbues të tingujve nëpërmjet akordeve. Pra e thënë ndryshe harmonia përdoret për të lidhur zërat e ndryshëm muzikore duke iu referuar një akordi apo një serie akordesh.

 

Intervali – Distanca apo largësia midis dy notave.
 
Llojet e intervaleve- Intervalet i kemi disa llojesh, mazhor, minore, të pastër, të zmadhuar, të zvogëluar, të thjeshtë, të përbërë.

 

Lëvizje graduale ose e qetë e zërave është lëvizja në intervalet, primë, sekondë, tercë.

 

Lëvizje me kapërcim është lëvizja e zërave në intervalet kuartë, kuintë, sekstë etj. 

 

Lëvizja e përbashkët e zërave mund të jetë e drejtë (lëvizja në një drejtim ose paralel), e kundërt (në drejtime të kundërta), e tërthortë (kur njëri zë qëndron në vend dhe tjetri lëviz).

 

Kuintakordi dhe përmbysjet, dy përmbysje.

Dominante septakordi dhe përmbysjet, 3 përmbysje.
 


Ionian  (shkalla maxhore) – Shkalla me shtatë nota me pesë tone dhe dy gjysmatone në mazhorin e saj ka këtë renditje të notave si me poshte.
Çelësat muzikorë: Çelesi kryesor është cilësuar celësi i solit sepse fillon në notën sol dhe ka një përdorim të gjerë nga shumë instrumente.

 

Vijat ndihmëse: Përdoren për të shkruajtur notat lart dhe poshtë pentagramit. 

Masë  - Ndarja e barabarteë e pjesës muzikore në njësi të caktuara që rrihen në pjesë të barabarta. Masa ka lëvizje  të barabarta apo dhe jo të barabarta brenda saj.


Ritmi – Rrahja e barabartë e kohës në një pjesë muzikore. Metronomi mat dhe tregon numrin e ndarjeve për cdo masë.

 

DO- ja qendrore- (Middle C) frekuenca = 261,6 hz është në mes të tastieres së pianos, ndërsa në pentagram shënohet me një vijë lart pentagramit me celësin e solit dhe me një vijë poshtë pentagramit me celësin e basit.

 

Modi – Shkalla me shtatë nota.

Spostimi i akordit ndodh atëherë kur akordi nuk ndryshon emërtimin por vetëm gjendjen e tij.


Simbole muzikore – Sistemi grafik i paracaktuar dhe i mirë organizuar që shërben për të ndihmuar në ekzekutimin muzikor. Praktikisht përdorim pentagramin apo pesëvijëshin, celësin muzikor, sistemi ritmik përcaktohet me kohët. Simbole të tjera përdoren për të përcaktuar dinamikën, goditjet, forcën e goditjeve si dhe shprehje të tjera të nevojshme për kompozitorët dhe instrumentistët.

Natyral - Një simbol që e kthen notën në gjendjen e mëparshme
Frekuenca C5 = C4 x 2

C4 = 261,6 HZ
C5 = 523,2 HZ

Polifonic –(polifonia) Kur secili zë ekzekutohet në një pjesë muzikore në mënyrë të pavarur nga zërat e tjerë në të njëjtën kohë ose njeri pas tjetrit.

 

Impuls (beat) – Goditja e një tingulli të caktuar në një interval të caktuar kohor.


R
itëm - Një term i përgjithshëm që përdoret për t'iu referuar pozitën e linjës  muzikore në kohë.


Shkallë – Një grup notash që mbulojnë në mënyrë të një pas njëshme, një oktave.


Dominante septakordi - Një seri të tercash, konktetisht 3+ 3- 3- formojnë akordin me katër tinguj 7 septakordi.
 
Dieziz (Sharp) – E ngre notën gjysëm toni.
 
 

Tempo- Shpejtësia e lëvizjes së tingujve përcaktohet nëpërmjet ngadalesimit apo shpejtimit të ritmit. Tempo mund të tregohet me terma të tilla si "Allegro" (I shpejtë) ose "Adagio" (i ngadalshëm) ose më saktësisht në numrin e rrahjeve për minutë.

Koha  - Simboli që përbëhet zakonisht nga dy numra njëri sipër tjetrit që ndahen nga një vijë në mes. Numri mbi vijë tregon numrin e notave që kanë vlerën që i përket numrit poshtë.

Bazuar në parimet akustike dhe traditën, harmonia tonale dhe teoria kanë evoluar në një gjuhë të strukturuar muzikore e cila zakonisht përdoret në praktikën e zakonshme.


 

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela