Instrumentet me goditje

Tamburi i basit (Bass Drum)
 Ky është tamburi më i madh i kompleksit të 
instrumenteve me goditje. Tamburi nxjerr tingull nga shtypja e 
një pedaleje që godet tamburin me një kokë, nga kjo goditje 
përfitohet një tingull i trashe dhe i thellë. 
 Tamburi me rripa (Snare Drum)
 Ky tambur ka një formë cilindrike dhe lëshon një 
tingull pak më të hollë se tamburi i basit. Mbi këtë tambur 
vendosen dhe dy susta mtalike të cilat i japin një ngjyrim më të 
mirë tigullit dhe si pasoje krijojnë mundësinë e teknikave të 
ndryshme të ekzekutimit. 
Pjatat (Cymbals)
 Pjatat mund të prodhohen nga kombinime të metaleve 
të ndryshëm. Pjatat më të rëndesishme në një kompleks 
tamburesh janë;
Hi- hat, krijon tinguj nga përplasja e dy pjatave 
nëpërmjet një pedali. 
“Pjata e goditjes” dhe “pjata rrëshkitëse” kombinohen 
me njëra- tjetrën në kompleksin e tamburëve. Të dyja nxjerrin 
tinguj nga goditja me shkopinj dhe në varësi nga madhësia e tyre 
prej tyre dalin tinguj të ndryshem. 
Tam- tami është një timpan që përbëhet nga tre tan-
tame. Njëri qëndron në tokë dhe dy të tjerët janë në rolin e 
timpanit bas.

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela