Librar, historian

Librar;
Nje shitës profesionist i literatures muzikore, mund t’ju 
sugjerojë një libër të caktuar nëse ju keni nevojë. Ai mund të
punojë apo të kërkojë për ju në arkivin e librarisë, në katalogn e 
librave si dhe koleksionet e ndryshme muzikore që ju duhen për 
ilustrimin e pjesëve të caktuara muzikore. Njohuritë e tij duhet 
të shërbejnë për të drejtuar njerëzit e interesuar për informacione 
të ndryshme muzikore. 
 Mësues muzike:
Një mësues muzike mund të jetë një edukues i mirë i 
nxënësve apo studentëvë për të plotësuar hohuritë e tyre në
teorinë e muzikës, instrumentale, vokale, historinë e muzikës 
dhe arranxhimin muzikor. Një mësues muzike mund të shkruaj 
artikuj, të përmbledhë artikuj të ndryshëm në një libër etj. Mbi 
të gjitha ata duhet ta dashurojne punen e tyre, të duan 
mësimdhënien si dhe muzikën.
Historian:
Historiani i muzikës është një person që studion historinë
e muzikës. Ai mund të bëjë një punë studiuese individuale duke 
kërkuar nëpër arkiva apo në muzeume të ndryshme 
informacione të reja për periudha të vecanta të historisë
muzikore të vendit të tij apo të vendeve të tjera. Ai mund të japë
leksione në shkolla të ndryshme dhe mund të takojë njerëz të
tjerë që japin kontribut në fushën e muzikes. Një historian mund 
të ketë njohuri të mjaftueshme dhe informacione për të
shkruajtur një libër, apo të ndihmojë dikë për ta shkruar atë.
https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela