Posts

Showing posts from March, 2020

Vlerat e notave, tabela

Image
 Vlerat e notave, tabela Si cdo gjë edhe notat në muzikë kanë vlerat e tyre  ritmike. Nota e plotë ose nota 4/4 është nota e cila ndahet në 2  pjesë të barabarta (të gjitha notat ndahen në dy pjesë të  barabarta). Nota gjysëm ose nota 2/4 është sa gjysma e notës  4/4, pra 2 nota 2/4 kanë vlerën 4/4. Nota 2/4 ndahet në dy nota  1/4, pra dy nota 1/4 kanë vlerën 2/4. Një notë 1/4 ndahet në dy  nota 1/8 dhe 2 nota 1/8 kanë vleren 1/4. Një note 1/8 ndahet në 2  nota 1/16 dhe 2 nota 1/16 kanë vlerën 1/8. Një notë 1/16 ndahet  në 2 nota 1/32 dhe 2 nota 1/32 kanë vlerën 1/16. Nëpërmpjet  vlerave që marrin notat në ndërthurje me njëra tjetrën formohen  figura ritmike të cilat duhet të ekzekutohen në mënyrë të saktë.  

Periudha, forma e thjeshtë muzikore

Image
    a.     Si cdo gjë që degjojmë, shikojmë dhe prekim kanë një formë edhe në muzikë kemi forma të ndryshme muzikore. Forma muzikore është mënyra e organizimit të melodies muzikore. Ajo mund të jetë nje, dy apo tre pjesëshe. b.     Idea muzikore ka logjikën e vet të zhvillimit. Forma më e thjeshtë që shtjellon një mendim të plotë e të përfunduar është periudha. c.      Ajo karakterizohet nga thjeshtësia dhe qartësia e structures dhe thjeshtësia dhe qartësia e mjeteve shprehëse. d.     Forma një pjesëshe A, është një periudhë që përsëritet shumë here, pjesa e kompozuar me këtë formë ka sy fjali muzikore. Shumë këngë për fëmijë, këngë popullore, etyde kanë këtë formë kënga ‘’Për mëmëdhenë’’ ka formë një pjesëshe. e.     Forma 2 pjesëshe organizohet në dy periudha A- B f.      Forma 3 pjesëshe organizohet në 3 periudha A- B- A.

Franc Jozef Hajden (1732 – 1809)

Image
Franc Jozef Hajden (1732 – 1809) Kompozitori që i paraprin periudhes së klasicizmit, austriak. Lindi në një fshat të vogël austriak Rorau në vitin 1732, rrjedh nga një familje e varfër zejtare. Që në moshën 8- vjeçare shkoi ne Vienë ku mesoi në shkollën e talenteve muzikorë, ai bëhet antar i korit të fëmijëve të Vienës. Në këtë shkollë ai qendroi deri në moshën 17 vjeçare, pas përfundimit ai veproi si muzikant i pavarur, punoi si ndihmës kompozitor në teatrin e Vienës dhe në Operën e qytetit. Nga viti 1760-1790 do të jetë muzikant në pallatin e princit Hungarez Esterhazi’, gjatë qëndrimit në këtë pallat ai kompozojë veprat më të njohura të tij, dhe do të njihet si kompozitorë me famë botërore. Pas vitit 1790 ai largohet nga pallati dhe do të jetoj në Vienë si një kompozitor me famë te madhe. Vdes ne vitin 1809 ne Vienë.  Nga muzika e dhomës disa nga veprat e tij më të njohura ishin kuartet e harqeve. Ai ka kompozuar 77 kuartete, më të njohurat janë: "Kuarteti Diellor", "

Koha

Image
Koha  Kohë do të quhet rrahja e ritmit dhe ekzekutimi i rregullt në një hapsirë të caktuar.   Ketu kemi shëmbuj ritmik të kohëve 2/4, ¾, 4/4. Brenda masave të këtyre kohëve, pra në lëvizjet e këtyre kohëve notat ndahen në dy dhe në katër goditje.     

Pesë vijeshi, pentagrami

Image
Pesë vijeshi dhe katër fushat që na formohen midis këtyre vijave.  Emrat e notave të emërtuara sipas gërmave të para të alfabetit.  (A B C D E F G).      do re mi fa sol la  si Celësi vendoset në fillim të pentagramit.  Celësat kryesore janë ai i solit dhe i basit. Këtu kemi dy oktavë duke filluar nga celësi i basit dhe në vazhdim me celësin e solit.  

(MIDI)

Image
Musical Instrument Digital Interface (MIDI) Midi eshte nje format muzikor i pershtatur nga instrumente “artificiale” per nje perdorim shume te gjere. Midi mund te perdoret nga njerezit dhe per “karaoke”, ku eleminohen pjeset e luajtura me ze, kjo e ka zanafillen ne Japoni. 

Xhakomo Puçini

Image
Giacomo Antonio Domenico Michele Secondo Maria Puccini  (22 dhjetor 1858- 29 nëntor 1924) Kompozitor i operës italiane, ai është quajtur ‘kompozitori më i madh i operës italiane pas Verdit’.    Punët e para të Puçinit janë mbështetur në operën tradicionale italiane të fund shekullit XIX. Më vonë, ai e zhvilloi me sukses punën e tij në stilin realist të ‘Verizmit’. Punët më më të njohura të Puçinit janë ‘La Bohème’ (1896), ‘Tosca’ (1900), ‘Madama Butterfly’ (1904) dhe ‘Turandot’ (1924). Puçini u arsimua në seminarin e San Michele në Lucca, dhe pastaj në seminarin e katedrales. Një nga xhaxhallarët e Pucinit, Fortunato Magi, mbikëqyri edukimin e tij muzikor. Pucini më vonë do të vazhdojë studimet në Konservatorin e Milanos.  Në 1880, në moshën 21 vjeçare, Puçini kompozoi Meshën e tij të parë.

Karl Maria Veber

Image
Carl Maria Friedrich Ernst von Weber (19 nëntor 1786 - 5 qershor 1826) Kompozitor gjerman, dirigjent, pianist, kitarist dhe kritik, një nga kompozitorët e parë të rëndësishëm të shkollës Romantike. Babai i Veber-it i dha atij një edukim gjithëpërfshirës, ​​i cili u ndërpre nga lëvizjet e vazhdueshme të familjes. Në 1796, Veber vazhdoi edukimin e tij muzikor në Hildburghausen, ku ai u udhëzua nga oboisti Johann Peter Heuschkel. Më 13 Mars 1798, nëna e Weber vdiq nga tuberkulozi. Në të njëjtin vit, Weber shkoi në Salzburg për të studiuar me Michael Haydn, vëllain më të ri të Joseph Haydn, i cili e mësoi Karlin falas. 1798 ai kompozoi veprat e para, ai ishte vetem dymbëdhjetë vjeç, ato ishin gjashtë fuga për piano. Në 1800, familja u zhvendos në Freiberg në Saksoni, ku 14 vjeçari Veber, shkroi një operë të quajtur ‘Das stumme Waldmädchen’. Weber i ri gjithashtu filloi të botojë artikuj si një kritik muzikor, për shembull në Leipziger Neue Zeitung në 1801. Ai kompz

Verizmi, karakteristikat e rrymës dhe përfaqësuesit e saj

Image
u Në opera, ‘ Verizmi ’ ( italisht për " realizëm ", nga vero , që do të thotë " i vërtetë ") ishte një traditë operistike post- romantike që përmbledh krijimtarinë e kompozitorëve italianë si Pietro Mascagni, Ruggero Leoncavallo, Umberto Giordano, Francesco Cilea dhe Giacomo Puccini. u Verismo si zhanër operistik e kishte zanafillën e tij në lëvizjen letrare italiane me të njëjtin emër . Ashtu si natyralizmi , lëvizja letrare verismo u përpoq ta portretizojë botën me realizëm më të madh . Duke vepruar kështu , autorët e verizmit italianë si Giovanni Verga pasqyruan në veprat e tyre edhe për jetën e të varfërve , që në përgjithësi nuk kishte qënë temë e përshtatshme më parë . u Zhanri arriti kulmin në fillim të viteve 1900, dhe zgjati në vitet 1920. u Operat e ‘ Verizmit ’ nuk përqëndruan te perënditë , figurat mitologjike , ose mbretërit dhe mbretëreshat , por tek njer

Përcaktimet muzikore

Image
Përcaktimet muzikore Ne Europe dhe ne Ameriken e veriut kemi percaktime te tilla si muzike per shkallen e larte te shoqerise dhe muzike e ulet, per nje shkalle me te ulet shoqerore. Ne pjesen e pare zakonisht jane koncerte qe degjohen neper s alla, kisha ku audienca eshte e ulur dhe degjon ne heshtje interpretimin e instrumentisteve ne stilin barok, klasik, romantik si dhe muzike moderne, koncerte, simfoni etj. Nje lloj tjeter, duke perfshire dhe muziken jazz u quajt muzike e kultures se ulet, pasi degjohen neper bare, klube nate ku publiku ishte duke pire dhe mund te brohoriste. Por ne 1980- 1990 u mire percaktua nga muzikologet ndarja “e larte”, “e ulet” duke dalluar tek keto zhanre muzikore, vlerat dhe cilesine e ndryshme te muzikës.

Muzika e prodhimit

Image
“Muzika e prodhimit” sherben per shume qellime, duke filluar nga kenaqesia estetike, fetare, qellime ceremoniale, argetuese apo produkte tregu. Muzikantet profesioniste jane punesuar nga nje sere institucionesh dhe organizatash, duke perfshire forcat e armatosura, kishat, sinagogat, orkestrat simfonike, transmetimin apo kompanite e prodhimit te filmave, muzikes, shkollat etj. Megjithe institucionalizimin e muzikes perseri lidhja ndermjet muzikanteve amatore dhe profesioniste eshte shume e nevojshme. 

Bethoven

Image
Ludwig van Beethoven (17 dhjetor 1770 në Bon, Gjermani- 26 mars 1827 në Vjenë, Austri. • Ishte kompozitor i periudhës klasike në Gjermani. Bethoven-i hapat e parë të muzikës i hodhi nën përkujdesjen e të. Talenti i tij u shfaq në moshë te re dhe interpretoi për here të parë në moshën 7- vjeçare. • Babai i tij ishte një muzikant dhe mundohej që Beethoven-in ta bënte një gjeni si Mozartin që moshën fëmijërore. Me ndihmën e Princit në pushtet në atë kohë, Beethoveni shkoi përsëri në Vienë në 1792. Ai ju përkushtua studimit dhe pianos, mori leksione në violinë nën mbikqyrjen e Joseph Haydn. Beethoveni fitoi reputacionin si profesionist duke luajtur në sallat e fisnikërisë ku shpesh luante veprat e Bach-ut. •• Edhe pse u largua Joseph Haydn në Angli në vitin 1794, Beethoveni qëndroi në Vienë që t’i vazhdonte mësimet e tij. Bursës së tij i kishte kaluar afati por shumë fisnikë e dalluan talentin e tij dhe i dhanë ndihma financiare. • Beethoveni e kishte paraqitjen e tij të parë para publikut

YouTube dhe MySpace

Image
YouTube dhe MySpace Nje tjeter menyre e shperndarjes se muzikes nepermjet internetit jane dhe sitet YouTube dhe MySpace. Ketu komuniteti i muzikanteve ne te gjithe boten ngarkon pjeset e tyre muzikore te cilat mund te degjohen, te shikohen (videot), apo dhe te shkarkohen.

Opera italiane në fund të shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX

Image
u Opera romantike , e cila vuri theksin te imagjinata dhe emocionet filloi të shfaqej në fillim të shekullit të 19-të, dhe risitë tek aria i dhanë dimension të ri emocioneve në teatrin e asaj epoke . u Gioachino Rossini (1792–1868) filloi periudhën romantike . Suksesi i tij i parë ishte një "opera buffa" (opera komike ), ‘La Cambiale di Matrimonio ’ (1810). u Reputacioni i tij mbijeton edhe sot në veprën e ‘ Berberit të Seviljes ’ (1816), dhe ‘La Cenerentola ’ (1817). Por ai gjithashtu shkroi opera serioze , ‘ Tancredi ’ (1813) dhe ‘ Semiramide ’ (1823). u Pasardhësit e Rossini në Itali ishin Vincenzo Bellini (1801–35), Gaetano Donizetti (1797–1848) dhe Giuseppe Verdi (1813–1901). u Ishte Verdi ai që e shndërroi tërë mënyrën e shkrimit të operës gjatë karrierës së tij të gjatë . Opera e pare, e madhe dhe e suksesshme është ‘ Nabucco ’ (1842), fitoi dashurinë e publikut për shkak të f