Teoria e muzikës
Muzika është një art formë. Elementët e muzikës janë melodia (e cila
përmbledh melodinë muzikore dhe harmoninë), ritmi (që me fjalë të tjera i themi,
tempo, metër apo artikulacion), dinamika, (që përmbledh cilësine e timbrit zanor).
Fjala muzike shpjegohet me fjalen greke μουσική (mousikë) që do të thotë
“ligji i muzës”. Krijimi, ekzekutimi dhe rëndësia e muzikës ndryshojnë në varësi të
kulturës dhe periudhës në të cilën është krijuar apo ekzekutohet.
Filozofët e lashtë greke dhe indianë e përkufizuan muzikën si melodi të
harmonisë.
Në shumë vendë të botës janë gjetur instrumente primitivë që janë më shumë
se 4000 vjet të lashtë.
India, Greqia dhe Kina janë disa nga vendet që kanë tradita të hershme
muzikore.
Kultura perëndimore e europës u përfaqesua rreth viteve 500- 1400, i përket
koreve Gregoriane, përfaqsuesve të Kishës Katolike Ronane. Por kjo nuk ka qëne e
vetmja formë muzikore e kësaj periudhe, në këtë kohë kemi dhe një tradite laike në
formë këngësh.
Megjithatë në vitet 1400- 1600 që u quajt dhe periudha e rilindjes muzika në
Europë në përgjithësi ishte laike. Nga mesi i shekullit të 15- të u përdor dhe muzika
polifonike kishtare. Me masat drastike që mori kisha u shpërnda dhe muzika laike në
mase të gjerë.
Stili barok i muzikës përmbledh vitet 1600- 1750, periudhë gjatë së cilës u
shkrua opera e parë dhe u kompozua për harqe, instrumente frymore, tunxh, korre,
organo e klavicembal. Shumë gjini muzikore kanë fillesat e tyre në këtë periudhë
duke përfshirë fugën e deri tek sonata dhe koncerti.
Në vazhdim të viteve 1750- 1800 ku përmblidhet periudha klasike, shfaqen
meloditë me shoqërim. Instrumetet e muzikës popullore tashme u janë përshtatur
formave të reja muzikore. Në këtë periudhë vazhdojnë të kompozohen fuga, sonata,
koncerte të cilave u shtohet dhe një formë e re, simfonia. Joseph Hayden dhe
Wolfgang Aamadeus Muzart janë figurat më të rëndësishme të kësaj periudhe.
Në 1800 me epokën romantike kemi dy kompozitorë shumë të spikatur si
Ludwik van Beethoven dhe Franz Schuber, kompozitorë që futen në muzikën e tyre
një linjë dramatike dhe patën një stil ekspresiv. Gjatë ësaj kohe janë kompozuar në
shumë gjini muzikore, format dhe funksionet e muzikës janë zhvilluar.
Në shekullin e 20- të muzika ka njohur një zhvillim të madh. Dëgjimi i radios
dhe mjetet e tjera mundësuan shpërndarjen e muzikës në një mënyre ndryshe. Arti
muzikor tani përqëndrohet në eksplorimin e ritmeveë reja, të stileve të ndryshem dhe
tingujve të padëgjuar më parë.
Igor Stravinsky, Arnold Schoenberg, John Cage janë kompozitorë të njohur të
shekullit të 20- të.
Jazzi u zhvillua shumë në shekullin e 20- të dhe u bë një stil i vecantë në këtë
kohë. Jazz- i është një formë muzikore e cila filloi në fillim të shekullit të 20- të,
muzikë e komuniteteve afro- amerikane në SHBA, të Amerikës Jugore dhe një pjesë
të Afrikës. Karakteristikat e saj janë improvizimi, përdorimi i sinkopave,
shumëllojshmëria e ritmeve. 1970- 1980 u quajt periudha e jazz- rock.
Gjatë periudhës së dytë të këtij shekulli muzika rock e zëvendësoi jazz- in në
njëfarë mënyre. 1950 fillon rock roll. Tingujt e rock janë në përgjithësi të fortë,
ekzekutohen nga instrumente si kitarë elektrike, kitarë bas, bateri, tastierë, organo,
piano dhe në vitet 1970 dhe me sintetizator dixhital. Pas viteve 1970 u zhvilluan dhe
rryma të tjera si rock jazz- rock, punk rock, progresive rock etj.
Comments
Post a Comment