Muzika dhe elementët e saj

Muzika dhe elementët e saj.
Sic është përcaktuar dhe më parë me muzike do të kuptojmë gjithë tingujt e
pëlqyeshëm për veshin e njeriut. Në këtë rast përjashtohen zhurmat e të gjitha llojeve.
Megjithëse sot muzika është zhvilluar shumë dhe kemi shumë rryma të ndryshme,
shkrimi, të kuptuarit e teorisë së saj janë për të gjithë të njëjta.
Muzika ka dy elementë të rëndësishëm të cilët janë shumë të lidhur me njëri
tjetrin. I pari është ritmi dhe i dyti melodia. Ritëm pa melodi mund të ketë, ndërsa
melodi pa ritëm, jo. Megjithatë të dy këta elementë janë shumë të rëndësishëm,
sidomos për një nxënës apo për një amator të muzikës të cilët duhet të kenë të qartë
elementët kryesorë që e përbëjnë atë.

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela