Teoria e muzikës, solfezhi
Hyrje
Muzika që prej shekujsh ka qënë bashke udhëtare e zhvillimit njerëzor ka
arritur në standarte të reja në të gjitha drejtimet. Njëra prej temave për të cilat ia vlen
të flasësh është “Teoria e muzikës”. Kjo merret me studimin dhe me përcaktimin e
saktë të vlerave ritmike, përkufizimeve muzikore si dhe gjithcka tjetër që ka të bëjë
me muzikën. Në këtë libër do të gjeni një përmbledhje shumë të saktë dhe të detajuar
për gjithë shenjat muzikore, shkallët, intervalet, akordet të ilustruara dhe me shembuj
të thjeshtë.
Eshtë shumë e vërtetë që të kuptohet se muzika ka dy elementë bazë shumë të
rëndësishëm, të cilët janë ritmi dhe melodia. Të dyja kanë një rëndësi shumë të madhe
prandaj në kapitullin që flet për të vecantat dhe karakteristikat e ritmit dhe melodisë
është treguar me hollësi ushtrimi rëndësia e ushtrimit individual të nxënësve.
Teoria e solfezhit ka një rëndësi të vecantë për formimin profesional të
nxënësve në shkollat e muzikës. E rëndesishme është që nxënësi të ketë mundësi të
zgjedhë në këtë përmbledhje të shkurtër mënyrat më të mira teorike që shpjegohen në
teorinë e solfezhit.
Teoria e muzikës është shumë e rëndësishme pasi ajo na ndihmon të kuptojmë
figura ritmike, të ekzekutojmë saktë ushtrime leximi dhe këndimi.
Një kapitull i vecantë është dhe ai që flet për lidhjen e ngushtë që ka solfezhi
me lëndët e tjera muzikore. Pa baza të mira në këtë lëndë nxënësi nuk mund të ketë
rezultate të mira as në harmoni, analize forme apo instrument.
Teksti do të jetë këshilltari më i mirë i secilit prej nxënësve që mund të mos
kuptojnë shumë gjëra. Ai do tu japë përgjigje shumë pyetjeve. Eshtë një udhërrefyes i
saktë në të cilin flitet qartë për rëndësinë e cdo kapitulli si dhe të vlerës së një note të
vetme, e cila duhet të kuptohet se ka një vlerë të caktuar dhe duhet ekzekutuar në atë
vlerë.
Përvoja e ke treguar domosdoshmërine e njohjes teorike të muzikës dhe
elementëve të saj, pa njohuri të shëndosha në këtë drejtim problemet do të jenë të
shumta. Puna për të arritur në nivele të larta të ekzekutimit të muzikës duhet të jetë
shumë e madhe dhe paralele me njohuritë në lëndën bazë, solfezhin.
Cdo muzikant duhet të njohë shumë mirë teorine e muzikës si dhe të
praktikohet për edukimin e veshit muzikor.
Comments
Post a Comment