Bethoven


Ludwig van Beethoven (17 dhjetor 1770 në Bon, Gjermani- 26 mars 1827 në Vjenë, Austri.
Ishte kompozitor i periudhës klasike në Gjermani. Bethoven-i hapat e parë të muzikës i hodhi nën përkujdesjen e të. Talenti i tij u shfaq në moshë te re dhe interpretoi për here të parë në moshën 7- vjeçare.Babai i tij ishte një muzikant dhe mundohej që Beethoven-in ta bënte një gjeni si Mozartin që moshën fëmijërore. Me ndihmën e Princit në pushtet në atë kohë, Beethoveni shkoi përsëri në Vienë në 1792. Ai ju përkushtua studimit dhe pianos, mori leksione në violinë nën mbikqyrjen e Joseph Haydn. Beethoveni fitoi reputacionin si profesionist duke luajtur në sallat e fisnikërisë ku shpesh luante veprat e Bach-ut.••Edhe pse u largua Joseph Haydn në Angli në vitin 1794, Beethoveni qëndroi në Vienë që t’i vazhdonte mësimet e tij. Bursës së tij i kishte kaluar afati por shumë fisnikë e dalluan talentin e tij dhe i dhanë ndihma financiare.Beethoveni e kishte paraqitjen e tij të parë para publikut të Vienës në vitin 1795 me koncertin e tij të dytë për piano. Seria e famshme e 32 sonatave për piano daton para vitit 1802 ku më e njohura është "Pathétique". Kritikët e muzikës mendojnë se veprat e para të Beethoven-it ishin shumë te ngjashme me ato të Hayden dhe Mozartit. Rreth vitit 1801 Beethoven filloi ta humbiste dëgjimin.
Ai la Vienen për nje qytet të vogël Austriak, Hailkengstand, ku vazhdoi të jetojë me artin e tij. Ai vazhdoi të kompozonte edhe pse gati nuk dëgjonte asgjë.Rreth vitit 1803 Beethoveni deklaroi; “Nuk jam i kënaqur me punën time të deri tanishme, duhet të ndjek një rrugë të re”. Hapin i tij të parë të madh e bëri me simfoninë “Eroica” (Heroiken) në E flat e cila ishte shumë më e madhe se çdo vepër e asaj kohe. Edhe pse nuk u prit mirë nga kritika, vepra ishte e suksesshme.••Në atë kohë Beethoveni shkroi Simfonitë nga e 3-ta deri tek e 8- ta, gjithashtu sonatat ‘Waldstein’ dhe ‘Appassionata’, operën ‘Fidelio’ dhe shumë kompozime të tjera.Në vitin 1810 Beethoveni u nderua nga E.T.A. Hoffman si një ndër tre kompozitorët e mëdhenj dhe e quajti Simfoninë e Pestë si veprën më të rëndësishme të kohës. Ne vitet e fundit të jetes së tij ai filloi të studionte veprat e Bachut dhe Hendelit si dhe shkroi Simfoninë e tij te Nëntë, ndoshta vepren më të mirë të tij.






Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela