Muzika jo perëndimore, traditat
Muzika në Indi ka një traditë të lashtë. Në skulpturat e vjetra që flasin për
qytetërimin indian shfaqen skulptura apo piktura që tregojnë këngëtarë apo
instrumentistë që ekzekutojnë në instrumente të ndryshme me tela. Kjo tregon për një
traditë të vjetër muzikore në këtë vend. Muzika e vjetër indiane e quajtur Marga është
monofonike (një zërëshe), e bazuar reth një linje të vetme ose një melodie. Shumica e
ëve u jane kushtuar idhujve dhe perëndive Indu. Por në këngë të ndryshme nuk
mungojnë ato që flasin për dashurinë dhe për cështje të tjera sociale. Kjo muzikë pati
dhe ndikimin Persian dhe të vendeve përreth. Muzika aziatike përmbledh kulturen
muzikore të vendeve si Arabia dhe gjithë Azisë. Gjithashtu vlen për tu përmendur
kultura muzikore kineze që është më e vjetër se 3000 vjet. Ajo është vërtetë unike
përsa i përket shkrimit dhe sistemit të simboleve muzikore, akordimin e
instrumenteve, stilet dhe zhanret. Nje zhvillim te rendesishem ka dhe muzika e
teatrove greke qe sherbente me shume per argetim dhe festime. Muzika ishte nje pjese
e rendesishme e arsimit te lashte ne Greqi, djemve u mesoheshin njohurite e para qe
prej moshes 6- vjecare. Teoria e muzikes greke sherbeu dhe si baze per muziken
fetare ne perendim dhe me pas per muziken klasike. Me pas ajo u be pre e ndikimit te
perandorise Romake dhe Perandorise Bizantine. Dinastia Song (960-1279) solli nje
zhvillim te madh per qyteterimin kinez dhe per gjithe boten ne gjithe drejtimet. Arritje
te medha erdhen dhe ne muzikë.
Comments
Post a Comment