Karl Maria Veber


Carl Maria Friedrich Ernst von Weber (19 nëntor 1786 - 5 qershor 1826)

Kompozitor gjerman, dirigjent, pianist, kitarist dhe kritik, një nga kompozitorët e parë të rëndësishëm të shkollës Romantike.
Babai i Veber-it i dha atij një edukim gjithëpërfshirës, ​​i cili u ndërpre nga lëvizjet e vazhdueshme të familjes. Në 1796, Veber vazhdoi edukimin e tij muzikor në Hildburghausen, ku ai u udhëzua nga oboisti Johann Peter Heuschkel.
Më 13 Mars 1798, nëna e Weber vdiq nga tuberkulozi. Në të njëjtin vit, Weber shkoi në Salzburg për të studiuar me Michael Haydn, vëllain më të ri të Joseph Haydn, i cili e mësoi Karlin falas.
1798 ai kompozoi veprat e para, ai ishte vetem dymbëdhjetë vjeç, ato ishin gjashtë fuga për piano.
Në 1800, familja u zhvendos në Freiberg në Saksoni, ku 14 vjeçari Veber, shkroi një operë të quajtur ‘Das stumme Waldmädchen’.
Weber i ri gjithashtu filloi të botojë artikuj si një kritik muzikor, për shembull në Leipziger Neue Zeitung në 1801.
Ai kompzoi shume opera, koncerte solo për klarinete, fagot, piano, flaut, korno, violoncel, viole etj. Katër sonata për piano, rondo brilante op. 62. Muzikë vokale himne, cantata, recitative dhe rondonë ‘Il momento’ e shkruar për soprano dhe orkestër op16 etj. Simfonite nr 1 ne Do+ op 19, simfoninë nr. 2, si dhe muzikë kishtare.


Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela