Muzika
Muzika që prej shekujsh ka qënë bashkëudhëtare e zhvillimit njerëzor dhe sot ka arritur në standarte të reja në të gjitha drejtimet. Njëra prej temave për të cilat ia vlen të flasësh është “Teoria e muzikës” e cila merret me studimin dhe me përcaktimin e saktë të vlerave ritmike, përkufizimeve muzikore si dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me muzikën. Në këtë libër do të gjeni një përmbledhje shumë të saktë dhe të detajuar për gjithë shenjat muzikore, shkallët, intervalet, akordet të ilustruara me shembuj të thjeshtë. Eshtë shumë e vërtetë që të kuptohet se muzika ka dy elementë bazë shumë të rëndësishëm të cilët janë ritmi dhe melodia. Të dyja kanë një rëndësi shumë të madhe prandaj në kapitullin që flet për të veçantat dhe karakteristikat e ritmit dhe melodisë është treguar me hollësi ushtrimi, rëndësia e ushtrimit individual të nxënësve. Teoria e solfezhit ka një rëndësi të vecantë për formimin profesional të nxënësve në shkollat e muzikës. E rëndesishme është që nxënës