Shkalla do-

Më poshtë kemi shkallën do- natyral. Ajo është relativa e shkallës mib+ dhe ka tre bemola ne notat si, mi la.  Këndojmë disa herë shkallën dhe arpezhin e saj. Gjysmatonet janë në notat re- mib, sol- lab. 
Shkallët minore janë në 3 forma, natyral, harmonik dhe melodik. Minori natyral ekzekutohet njësoj si në ngjitje dhe në zbritje.

Shkalla do- harmonik në ngjitje dhe në zbritje ka të njëjtat karakteristika, ajo ka të ngritur gradin e shtatë gjysëm toni dhe si pasojë e kësaj ngtitje nota si bemol bëhet  si natyral dhe midis gradit të gjashtë dhe të shtatë na formohet një ton e gjysëm. 
Gjysmatonet janë në gradët 2-3, 5-6 dhe 7-8 në notat re- mib, sol- lab dhe si- do, midis gradit të gjashtë dhe të shtatë na formohet një ton e gjysëm në notat lab- si.
https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela