Sergei Rahmaninov

Sergei Rakhmaninov
Sergei Vasilyevich Rachmaninoff  (1 Prill 1873 - 28 Mars 1943) kompozitor rus, pianist virtuoz dhe dirigjent i periudhës së vonë romantike. Tek muzika e tij ndihet ndikimi i Cajkovskit, Rimsky-Korsakov, Balakirev, Mussorgsky, dhe kompozitorëve të mëparshëm, më vonë krijon një stil personal në gjininë e këngës, ekspresivitetin dhe ngjyrat e pasura orkestrale në muzikën e viteve të mëvonshme.
Rachmaninoff studioi në Konservatorin e Shën Petërburgut dhe më pas në Konservatorin e Moskës. Mes profesorëve më në zë përmend Nikolai Zverev, Anton Arenski dhe Serge Taneïev, si dhe Aleksandër Siloti për piano. Veprat e para të kompozitorit korrin sukses të menjëhershëm, fillimisht opera “Aleko” (1892), mandej “Koncert për piano Nr. 1” dhe “Prelud në C minor”. Në këtë revansh, dështimi i ‘Simponisë Nr. 1’ e zhyt në depresion të thellë, gjendje e cila merr fund pas katër vitesh me triumfin e vërtetë të ‘Koncertit të dytë për piano në Do (C) minor’, apo ‘Trio elegjiake’ për piano, violinë dhe violinçel në re minor opus 9.
Një kompozim i rëndësishëm i periudhës sëdytë të qëndrimit të Rachmaninoff në Moskë ishte simfonia e tij korale “Zilkat” (1913), bazuar në përkthimin rus të poemës së Edgar Alan Poe nga Konstantin Balmont.
https://youtube.com/channel/UClGw38EqU58vdERfP4X3gzw

Comments

Popular posts from this blog

12 notat muzikore

Vlerat e notave, tabela