Shkalla fa#-
Më poshtë kemi shkallën do- natyral. Ajo është relativa e shkallës mib+ dhe ka tre bemola ne notat si, mi la. Këndojmë disa herë shkallën dhe arpezhin e saj. Gjysmatonet janë në notat re- mib, sol- lab.
Shkallët minore janë në 3 forma, natyral, harmonik dhe melodik. Minori natyral ekzekutohet njësoj si në ngjitje dhe në zbritje.
Shkalla do- harmonik në ngjitje dhe në zbritje ka të njëjtat karakteristika, ajo ka të ngritur gradin e shtatë gjysëm toni dhe si pasojë e kësaj ngtitje nota si bemol bëhet si natyral dhe midis gradit të gjashtë dhe të shtatë na formohet një ton e gjysëm.
Gjysmatonet janë në gradët 2-3, 5-6 dhe 7-8 në notat re- mib, sol- lab dhe si- do, midis gradit të gjashtë dhe të shtatë na formohet një ton e gjysëm në notat lab- si.
Comments
Post a Comment