Opera e pare shqiptare
Opera e parë shqiptare
Opera e parë shqiptare “Mrika” e kompozitorit të shquar shqiptar Prenk Jakova (1917–1969) me libret të shkrimtarit Llazar Siliqi, u shfaq më 1 dhjetor të viti 1958 në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Ishte opera më katër akte dhe e vënë në skene nga regjisori Andrea Skanjeti. Ketë vepër që ishte një proces krejtësisht i ri, në të gjithë veprimtarinë e tij krijuese, Prenk Jakova e pasuroi me këngë, valle, pjesë korale, arie, duke e bërë atë një operë kombëtare. Puna për operën filloi në vitin 1956. Me një punë këmbëngulëse e vullnet të fortë, Prenk Jakova fillon të hedh në partiture notat e muzikës që ai kishte në imagjinatën e vet. Te gjithë punimet mbasi i kalonte në piano, çdo pasdreke deri natën vonë, i konsideronte të përfunduara. Kompozitori ishte shumë i vendosur dhe këmbëngulës për ta çuar punën deri në fund ashtu siç e kishte programuar ai vet.
Comments
Post a Comment