Fan Noli
. Fan.S.Noli është sa i ndryshëm aq dhe i veçantë në krijimtarinë e tij. Kjo për faktin se krijimtaria muzikore e tij i përket një etape të mëvonshme (rreth viteve 1938 e në vazhdim); se në këtë krijimtari muzikore të Nolit (si një kompozitor i dalë nga radhët e klerit të Kishës Lindore) gjejmë sa një pjesë të muzikës së re shqiptare, në përgjithësi, ashtu dhe faktin që ajo është katalizator i “skizmit” nga ana tjetër.
E parë me sy të ftohtë, realisht konstatojmë tri faza graduale të “Skizmit” tek veprimtaria e Nolit si kompozitor e muzikant. Faza e parë e “skizmit” i Nolit, lidhet me futjen e gjuhës shqipe në meshën ortodokse. Ky hap jo i vlerësuar në këndvështrimin muzikor është përshëndetur nxehtësisht nga Faik Konica po atë ditë, më 22 Mars 1908, në “Knights of Honor Hall in Boston” me fjalët: “Dita kur Fan Noli drejtoi liturgjinë e parë në gjuhën shqipe, është një pikë kthese në historinë e Rilindjes Shqiptare. Po në këtë ditë është themeluar edhe Kisha e Shën Gjergjit, ku pranë saj Noli ngriti edhe korin që e drejtonte vetë, i cili i shërbeu si për shërbesat fetare edhe për ato laike. Ai bëri përpjekje si kryeministër i qeverisë së vitit 1924, për të themeluar në Tiranë një Konservator muzike sëbashku me një orkestër simfonike kombëtare. Rëndësia e “skizmit” është shumë e madhe, pasi shënon aktin e parë të emancipimit dhe profesionalizmit të muzikës sonë të re, duke i paraprirë zhvillimit intensiv dhe cilësor të saj në gjysmën e dytë të shekullit XX. Në këtë realitet tjetër, muzika, si një art i kultivuar.
Comments
Post a Comment